POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Bushati dhe Rama takojnë trupën diplomatike, Kryeministri: Gent Cakaj nuk ka predikuar për ndryshim kufijsh

TIRANË- Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe kryeministri Edi Rama po zhvillojnë një takim me trupën diplomatik në Shqipëri. Në takim është i pranishëm edhe kandidati për ministër të Jashtëm, i propozuar nga Rama, Gent Cakaj. Bushati në fjalën e tij bëri thirrje për një njohje për progresin e arritur në marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Greqisë. Bushati gjithashtu tha se Shqipëria do të marrë kryesimin e OSBE. Menjëherë pas tij, fjalën e mori kryeministri Edi Rama, që nuk la pa përmendur mosdekretimin e Cakajt nga Meta. Rama i doli në mbrojtje Cakajt dhe tha se ky i fundit nuk ka dalë kurrë kundër interesit shqiptar. Kryeministri tha se në pranverë Shqipëria do të hapë kufijtë me Kosovën dhe se do të punohet për të hapur kufijtë edhe me Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta Meta refuzoi të dekretojë Gent Cakajn si ministër të Jashtëm. Meta nuk ka dekretuar as shkarkimin e Ditmir Bushatit i cili do vijojë të qëndrojë në detyrë deri në zgjidhjen e ngërçit presidencë-qeveri. (Lexo këtu).

Ora 19:09
Takimi me diplomatët, i pranishëm edhe ministri i Jashtëm i propozuar Gent Cakaj

Bashkë me Ramën dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati i pranishëm në takimin e sotëm me trupën diplomatike ka qënë edhe ministri i propozuar Gent Cakaj. Ai vijon të mbajë postin e zëvendësministrit të Jashtëm pas mosdekretimit nga presidenti Ilir Meta. 

Gent Cakaj i pranishëm në takimin me trupën diplomatike 
Ora 18:56
Rama-diplomatëve: Merrni kontakte me ministrat e rinj, Shqipëria beson rrugën e vlerave

Kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje diplomatëve të akredituar në Shqipëri që të lidhin kontaktet me ministrat e rinj. Rama i këshilloi që të besojnë se idetë që qarkullojnë nuk janë krijime të mendimit shqiptar. “ Idetë hegjemonike që qarkullojnë si re mbi kokat tona, dhe jo rastësisht kur ka përplasje interesash politike, nuk janë krijime të mendimit shqiptar.  Prandaj lidhni kontaktet me ministrat e rinj. Autorëve të tyre unë dua t’u kujtoj se të atashuarit ndaj territorit të shenjtë ne jemi krenarë dhe do të mbetemi të përkushtuar ndaj kombit tonë të madh që ishtrin rrënjët përtej kufijve të sotëm. Shtrengatat e aktualitetit po marrin gjithnjë e më shumë forma të paparashikueshme, destruktive dhe irracionale. Megjithatë, Shqipëria një vend i vogël beson fuqishëm tek rruga e vlerave” –tha Rama.

Ora 18:48
Rama: Në mars hapim kufijtë me Kosovën, së shpejti edhe me Maqedoninë dhe Malin e Zi

Në takimin me trupën diplomatike në Shqipëri, kryeministri Rama ka dhënë një afat në hapjen e kufijve me Kosovës. Në fjalën e tij, Rama është shprehur se të njëjtën gjë dëshiron të bëjë edhe me vendet e tjera fqinje.

Në mars do të hapim kufijtë me Kosovën. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe me Maqedoninë. Ndërsa hapjen e kufijëve duam ta arrijmë edhe me Malin e Zi,"- tha Rama. 

Ora 18:45
Refuzimi i Cakajt/ Rama: E sulmojnë se është i pastër, s’mund të akuzohet për asgjë. S’ka predikuar ndryshim kufijsh në Ballkan

Në fjalën e tij para diplomatëve, kryeministri Edi Rama tha se ministri i propozuar për të pasuar Ditmir Bushatin, Gent Cakaj, por sulmohet sepse është i pastër. Rama tha se Gent Cakaj u zgjodh për ministër sepse është shqiptar europian.

Më vjen keq që i ardhuri ynë nga Prishtina e ka nisur rrugëtimin e tij si ministër në pazakonshmëri. Paragjykimet, balta dhe mllefi i injorantëve kanë bërë që të gjykohet pa e hapur ende gojën. E kanë sulmuar dhe shkelur dinjitetin e tij sepse është i pastër dhe nuk i përket llumit tonë të vjetër. Sepse nuk mund të akuzohet për asgjë. Sepse është shumë i pastër, se si kosovar nuk mund të bëhet ministër. Unë nuk kam zgjedhur Gent Cakën, as si kosovar, as si i ri, por si një shqiptar europian. Fillimisht ia nisi si këshilltar dhe më pas si zv.ministër. Ai kurrë nuk ka shprehur asgjë që bie ndesh me politikën tonë të jashtme. Kush e thotë ose është keqdashës ose është keqlexues. S’ka predikuar kurrë ndryshime kufijsh në Ballkan e as ka ndërhyrë në një çështje si ajo e Kosovës dhe Serbisë. Të tjerat janë fukarallëk mendjesh dhe maskarallëk. Nuk di si mund tua përkthej këtë fjalën maskarallëk

Edi Rama, kryeministër

Ora 18:30
Refuzimi i Cakajt/ Rama me trupin diplomatik: Avazi i vjetër i Presidentit që refuzoi një ministër

Kryeministri Edi Rama në takimin që zhvilloi me diplomatët në Kryeministri, tha se Meta e ka avaz të vjetër të refuzojë një ministër." “Takimin po e bëjmë jo si gjithmonë, por tani sepse fundi i vitit të kaluar ishte shumë intensiv. Ju sot erdhët këtu gjetët një qeveri të re por një Shqipëri të njëjtë, dhe me avazin e Presidenti të Republikës ai nuk pranoi të dekretoi një ministër të jashtëm, por unë nuk e parashikoja dot këtë fakt"-tha Rama.

Ora 18:29
Takimi me trupën diplomatike, Bushati: Shqipëria do marrë kryesimin e OSBE, më shumë punë për integrimin

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka folur sot në takimin me trupën diplomatike që u zhvillua në kryeministri. Në fjalën e tij, Bushati tha se Shqipëria po përparon në rrugën e integrimit në BE.

Pjesë nga fjala e Bushatit: 
Arritja tjetër për sa na takon ne në 2018-ën është sigurua në arenën ndërkombëtare. Shqipëria do të ketë fatin dhe nderin e madh që do të drejtojë këtë organizatorë, pasi ne jemi pjesë e Trojkës. Unë jam i bindur se në 2019 dhe më pas në 2020 Shqipëria do ta meritojë pranimin nga vendet e tjera në Trojkë.  Dua tu falënderojë për bashkëpunimin që kemi pasur, për punën që e kemi bërë me Greqinë, pavarësisht të diferencave që kemi. Së dyti marrëveshja e Prespës, është një hap i madh për shqiptarët dhe shpresojë që të miratohet sa më shpejt. Kemi mbështetur procesin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.2018-a shënoi rritje pozitive shënoi rritje të diplomacisë ekonomike. Dua që të shpreh falënderime nga zemra për të gjithë partnerët e Shqipërisë për të gjithë vendet që kanë statusin e nivelit strategjik, por dhe për fqinjët që kemi bërë hapa parë për paqen dhe duhet ta ruajmë si uji i pakët.

ke.mu./r.k.
Komento