Rama “dush të ftohtë” kryebashkiakëve: S’përgjigjen në kohë, shurdhëri dhe indiferencë! Do publikojmë emrat

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me koordinatorët e bashkëqeverisjes në sallën e hartave në Kryeministri. Në fjalën e tij, Rama u ndal tek puna e dobët e kryetarëve të bashkive, që sipas Ramës janë duke sabotuar procesin e bashkëqeverisjes. Rama shtoi se janë burra ata që zakonisht nuk përgjigjen. Shefi i qeverisë paralajmëroi se emrat e tyre do të bëhen publikë.

Bashkitë nuk përgjigjen shpesh në kohë, është për të ardhur keq, pasi janë për nga natyra dhe përveçse me ligj, duhet të jenë pranë njerëzve, pranë komuniteteve. E vetmja zonë konflikti që kemi ne me qytetarët është pushteti vendor. Hasim shpesh në shurdhëri dhe indiferencë, nuk kam dashur që të publikoj rastet dhe emrat e bashkive dhe  kryebashkiakëve, po do jem i detyruar që ta bëj. Zotërinjtë kryebashkiakë, jo zonjat, janë zotërinj zakonisht ata që nuk përgjigjen, se zonjat kanë dhe ambicie të rizgjidhen, duhet ta llogarisin që sot se do përballen publikisht. Është e vetmja gjë që na ka mbetur pasi koordinatorët që merren me Bashkitë janë kthyer në lutësa, më shumë sesa besimtarët që shkojnë në kisha dhe xhami. Kjo duhet të mbarojë së paku nga ne, po rrënojnë dhe reputacionin e platformës. Këtë nuk mund ta lejojmë.

Edi Rama, Kryeministër

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turp: 21/06/2018 10:39

    Te himares eshte turp ta keni si kryebashkiak. Nje zgjidhe ne problemet e qytetareve nuk e ka dhen deri tani.

    Përgjigju
  • Marius: 20/06/2018 21:23

    Zoti Kryeminister , nuk te kane me lezet as keto lojrat propagantistike e standartet dyfishe qe perdor. Zgjodhe Kryetarin e Bashkise Vlore pa punuar nje dite ne administraten shteterore, duke mos patur asnje kontribut per qytetin dhe duke e ditur qe eshte nje ufo i paafte qe vegjeton kot. Vure ne liste 100 zyrtare te korruptuar e midis tyre edhe drejtoreshen e spitalit, Bruna Mersini dhe serisht nuk rri dot pa i bere serisht drejtora dhe pas kesaj. Zoti Kryeminister vertete mendon se ky popull eshte i leshte dhe mund ti hedhesh hi syve me propagande palmash e fasadash te lyera. Patem besim dhe te dhame voten ne 2013, sepse besuam se do vije per te gdhendur emrin ne histori, por ju keni per tu fshire shpejt nga historia, sepse ti nuk je as sa mbetjet organike te Ismail Qemalit. Vazhdo zgjidh kryetare bashkie e drejtora te paafte e te molepsur me krim e korrupsiom sic ke bere deri tani dhe do i marresh votat e vitit 2013 !

    Përgjigju
  • Popull: 20/06/2018 16:54

    I majte jam ne bindje e ne vote, por krye/bashkiaku Vlore eshte nje dordolec. Asgjë nuk ka ber ne Vlore, cdo gje eshte vetem merit e pushtetit qendror..

    Përgjigju
  • Vlonjati: 20/06/2018 15:30

    Vetem ate te Vlores mos nxirr se ai i pergjigjet ankesave perpara se ti vijne!! Turp i madh me ate kryebashkiak ku jeni edhe vete deputet ne Vlore,rizgjidhe prape se eshte shume serioz ne pune.

    Përgjigju
  • Koco Treko: 20/06/2018 14:36

    I pari qe nuk pergjigjet zoti kryeminister eshte Jorgo Horo kryetari i bashkise Himare. Nuk eshte kur te zyra e tij. Gjithmone mungon nga himara

    Përgjigju
  • Argon: 20/06/2018 14:32

    Zoti Kryeministër, neni 115 i Kushtetutës e përcakton qartë detyrën tuaj kundrejt Pushtetit Vendor. "1. Organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve. 2. Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet. 3. Në rastin e mosushtrimit të së drejtës së ankimit brenda 15 ditëve, ose në rastin e lënies në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve në njësinë vendore përkatëse." Nëse vazhdoni vetëm duke u lutur, edhe Ju nuk jeni duke vepruar me plotfuqinë që Kushtetuta Ju ngarkon!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale