Rama elozhe Veliajt indirekt: Duam të qeverisim aq mirë sa në Tiranë në çdo bashki

Rama elozhe Veliajt indirekt:  Duam të qeverisim aq mirë sa në Tiranë në çdo bashki

Edi Rama dhe Erion Veliaj

Kryeministri Edi Rama deklaron se modeli i drejtimit të Bashkisë së Tiranës do të shtrihet pas zgjedhjeve të ardhshme vendore edhe në bashkitë e tjera. I pyetur nga gazetari Sokol Balla, për rikandidimin e Veliajt për një tjetër mandat, Rama tha do jenë forumet drejtuese të PS që do vendosin për Tiranën dhe 60 bashkitë e tjera në gjithë vendin.

Unë jam një socialist serioz edhe bëhet fjalë jo për të kandiduar Erion Veliajn, bëhet fjalë për të kandiduar 61 kryetarët e ardhshëm të bashkive dhe në respekt të një procesi që është i njëjtë dhe i barabartë për të gjithë nuk mund të bëhet asnjë përjashtim.

Do të pritet dita kur do vendoset kush do të jetë për katër vitet e ardhshme kryetari apo kryetarja jonë e bashkisë në të 61 bashkitë e Republikës. Dhe ne duam që qershorin e ardhshëm të marrim përsipër të qeverisim po kaq mirë sa Tiranën dhe qytete e tjera dhe disa qytete që fatkeqësisht vuajnë keqqeverisjen e kryebashkiakëve, të atyre që sot janë në opozitë”
.

Edi Rama, Kryeministër

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët