Rama i fton nesër në 11:00 në bashkëbisedim live në Facebook, studentët refuzojnë: Jo negociata, plotëso kërkesat

Rama i fton nesër në 11:00 në bashkëbisedim live në Facebook, studentët refuzojnë: Jo negociata, plotëso kërkesat

Kryeministri Edi Rama ka ftuar publikisht studentët protestues për dialog me qeverinë. Në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se nesër në orën 11:00 do të zhvillojë një bashkëbisedim live me studentët, me qëllim diskutimin e kërkesave të tyre, të cilat artikulohen prej 6 ditësh në protestat e zhvilluara para Ministrisë së Arsimit, por edhe në qytete të tjera. Studentët kanë paraqitur tetë kërkesa në adresë të qeverisë dhe vazhdimësia e protestave, sipas tyre, do të varet nga lëvizja e qeverisë.  

Postimi i Ramës në Facebook

Kjo është thirrja e dytë e Ramës drejtuar studentëve, pasi edhe ditën e dytë të protestës së tyre i ftoi të negocionin, por studentët refuzuan. Pas apelit të kreut të qeverisë, ka ardhur edhe reagimi nga protesta përpara Ministrisë së Arsimit. Ata janë shprehur se nuk duan as negociata dhe as dialog me qeverinë, duke i lënë si detyrë dhe kusht plotësimin e 8 kërkesave (Lexo këtu). Në një reagim të dytë më pas, kryeministri sqaroi se nuk kërkon të negociojë me protestuesit, por të dialogojë me ta (Lexo këtu). Kujtojmë se ditën e martë, studentët kanë paralajmëruar një protestë edhe më masive, të cilës do t’i bashkohen studentë nga të gjitha rrethet.


Lajmi kryesor:

Incident në protestë, një grup studentësh i heqin megafonin pedagogut/ Zbardhet letra me kërkesat e reja drejtuar Ramës


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Student i shekullit XX: 09/12/2018 19:38

    Studentet sot jane bumythpambuke. Te krahasosh kushtet e arsimit sot me ato te para 15 viteve eshte nata me diten. Ngelnim dhe ne, por per mos kaluar ne stazh shtrydhnim trute gjithe beharit dhe e merrnim ne vjeshte provimin. Dhe kush te pyeste atehere te te merrte me te mire si sot.

    Përgjigju
  • Behar: 09/12/2018 16:34

    Pse duhet biseduar me zotin rama kur 8 kushtet qe kan shtruar studentet duhet tua jap pergjigjen direk pa biseduar. Te ulet te bisedoj me ministrat e vet dhe te jap konfirmim per studentet. Ne fakt ne fejzbuk shkelqen zoti rama duku u lekundur ne karriken e tij luksoze duke u tallur me te gjith bashkbiseduesit. Studente te dashur mos bini pre e tij se ai keshtu e ka arsim falas legalizim falas spitale falas dhe ju i keni pare qe te gjitha keto ai i ka realizuar . Studente rezistoni deri sa te mermi ate qe meritoni te 8 kushtet jan te realizushme.

    Përgjigju
  • Roza: 09/12/2018 16:07

    Te lumte zoti Rama. Le te behet ky bashkebisedim dhe te shpalosin kerkesat perpara jush e keshtu te mbaroje kjo rremuje qe po merr permasa te medha dhe ska drejtim. Eshte shume e corientuar.

    Përgjigju
  • artan: 09/12/2018 16:04

    ne ashte i qet ti hypin makines e te flasin direkte,ne qofse ashte i paster...

    Përgjigju
  • artan: 09/12/2018 16:02

    fol ball per ball ne qofse flet me pasterti

    Përgjigju
  • artan: 09/12/2018 16:00

    lere fb shko takoji direkte.itash .ne qofshe studente.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot