Rama mohon sërish kampin e refugjatëve: Lajm i rremë, Shqipëria 'djep' i Fake News

Përpos zërave të zyrtarëve të disa vendeve të BE se Shqipëria ka bërë ofertë për pritjen e refugjatëve të luftës, kryeministri Edi Rama ka mohuar sërish sot ekzistencën e një plani të tillë. 

Nga ceremonia e organizuar nga Bashkia e Tiranës për çmimin e marrë në Barcelonë për sheshin "Skënderbej" si sheshi më i mirë në Europë, Rama tha se lajmet për zbarkimin e emigrantëve në vendin tonë, janë Fake News. 

Ishte një frazë e përsëritur shumë gjatë nga kundërshtarët e kësaj ndërmarrjeje transformuese, sipas të cilëve projekti ishte një projekt kriminal i bazuar tek ethet e një fitimi marramendës për shkak se sheshi nuk do të ishte asgjë tjetër vetëm se një zonë aktivitetesh ekonomike të atyre që do të përfitonin nga pushteti për të ndërtuar në shesh në pazar. 

Ka qenë një nga mijëra lajmet e rreme që e bën Shqipërinë djep të Fake News-et përpara se Fake News të shfaqej si epidemi botërore. Ka qenë një lajm i rremë siç është sot lajmi i rremë për një kamp refugjatësh, që do mbledhë refugjatë nga e gjithë bota këtu në Shqipëri, apo të tjera lajme të rreme që përhapen dita ditës.

Është një betejë shumë e vështirë me lajmet e rreme, por koha i vë në vend të gjitha dhe vuri në vend drejtësinë e vizionit, idesë, e gjithë projektit të sheshit Skënderbej, që patjetër është kthyer në faqen e bardhë të kryeqytetit tonë.

Edi Rama, kryeministër

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Damiani: 24/06/2018 16:42

    ERTV FAKE NEWS PER SHQIPETARET THIRJE PER SHQIPETARET MOS E SHIKONI ERTV NDRONI KANALIN SHIKONI KANALE AUTORITARE PER POPULLIN SIC JA NEWS24 ora news REPORT TV E TJERA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS