Rama ironizoi 'bardhezi' Berishën dhe Bashën, deputeti demokrat: Politika e kukullave, tendencë fshehje nga realiteti

Rama ironizoi 'bardhezi' Berishën dhe Bashën, deputeti demokrat: Politika e kukullave, tendencë fshehje nga realiteti

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me videomontazhin që kryeministri Edi Rama postoi sot në rrjetin social “Instagram”, ku ironizohet marrëdhënia e ngushtë e ish-kryeministrit Sali Berisha me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Përmes një postimi në “Facebook”, Shehu i kundërvihet kreut të ekzekutivit duke i thënë që të bëhet serioz dhe të heqë dorë nga shfaqjet qesharake. Deputeti demokrat i bën thirrje që të prezantojë një strategji, qoftë dhe të vetme, si dhe t’i përgjigjet me seriozitet e përgjegjësi kritikave dhe alternativave.

Shehu e konsideron politikën e “kukullave” si një tendencë për t'u fshehur nga realiteti dhe gabim të rëndë të kryeministrit, që nuk bën asgjë tjetër përveçse “trondit në themel interesat më të rëndësishme të vendit e kombit”.

Politika e “kukullave” e Kryeministrit shpreh shterpësi argumentash e tendencë fshehje nga realiteti, si struci!
Z. Kryeminister, politika dhe ballafaqimi në atë nuk bëhen me video qesharake si kjo e sotmja, që në vazhdim po publikoni.
Në asnjë shoqëri të civilizuar nuk kam konstatuar një fenomen të tillë, jo vetëm jo etik ky, por dhe që transmeton mungesë të plotë në ide e vizione reale. 
Bëhuni serioz Z.Kryeminister, lërini shfaqjet qesharake, prezantoni qoftë dhe një strategji të vetme, përgjigjuni me seriozitet e përgjegjësi kritikave e alternativave!
Në fakt edhe kur tentoni ta bëni këtë vecse gaboni rëndë, shumë rëndë, aq rëndë sa trondisni që në themel edhe interesat më të rëndësishme të vendit e kombit.

Tritan Shehu, Deputet i Partisë Demokratike

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në Spanjë e bëjnë të sigurt, Zinedine Zidane ka zgjedhur Bayern Munich

Në Spanjë e bëjnë të sigurt, Zinedine Zidane ka zgjedhur Bayern Munich