Rama: Gati që magjia e 17 majit të përsëritet, kam ofertë për opozitën Basha: Koalicion me Ramën kurrë!

Rama: Gati që magjia e 17 majit të përsëritet, kam ofertë për opozitën Basha: Koalicion me Ramën kurrë!

Kryeministri Edi Rama

TIRANE-Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmjen e sotme se është optimist sa i përket bashkëpunimit me opozitën, në funksion edhe të integrimit europian. Ai paralajmëroi se në shtator, në nisje të sesionit të ri parlamentar do të ketë një ofertë bashkëpunimi për opozitën.

Jemi duke përgatitur një platformë bashkëpunimi që do ta bëjmë publike me fillimin e sezonit të ri parlamentar dhe jemi të gatshëm për çdo propozim të opozitës që nuk na kthen mbrapa. Rikthim mbrapa te reforma në drejtësi, rikthim mbrapa te ligjet e reformës në drejtësi, rikthim mbrapa tek ligji vettingut nuk ka për të patur për sa kohë që do të jemi në krye të këtij vendi

Edi Rama

Për fatin e marrëveshjes së 17 majit me Bashën, Rama është optimist se mund të përsëritet dhe se mund të funksionojë sërish, pavarësisht se Basha ka deklaruar se ka vdekur.

Unë nuk mendoj se është e pamundur, por nga ana tjetër sic e keni parë dhe siç e kanë parë të gjithë opozita është pa lidership, pa vizion, pa strategji, pa program dhe ecën kuturu pa menduar për hapin e tretë, të katër, të pestë. Pra pavarësisht se ishte një mënyrë e mirë për të krijuar një eksperiencë dhe për të mësuar shahun, Lulzim Basha ka mbetur. Nuk shkohet më tutje pa strategji dhe magjia mund të përsëritet kur opozita të gjendet përsëri ngjitur me murin dhe të shikojë se nuk ka më asnjë mundësi për të ecur më tutje sepse është muri përballë.

Edi Rama

I pyetur në RTSH se çfarë bisedoi me Presidentin Trump në Bruksel, Rama nuk ka preferuar të tregojë, por u shpreh se pret një lajm të mirë sa i përket marrëdhënieve me SHBA duke lënë të nënkuptohet bazën.

Unë asnjëherë nuk preferoj që gjërat që zhvillohen prapa dyerve me partnerët ndërkombëtar t’i ekspozoj nëpër televizor, siç bënte paraardhësi im, sepse nuk është korrekte. Në një kohë jo fort të qartë për shumë gjëra, por unë besoj që konkluzioni ishte solid dhe uniteti i NATO-s është solid. Unë kështu besoj. Unë asistova për shkak të detyrës në atë samit.

Ishte diçka shumë e veçantë për nga pikëpamja e intesitetit të shkëmbimit dhe debatit. Nuk mund të them që nuk më vjen mirë që u bëra objekt i vlerësimit të Presidentit amerikan dhe pastaj edhe i … Nuk mund të them që nuk më vjen mirë, por thelbi nuk është ky. Thelbi është që NATO kaloi një proces intensiv diskutimi të brendshëm dhe përfundimi ishte shumë pozitiv.

Shqipëria është në pozicion pozitiv edhe në raport me këndvështrimin e administratës amerikane dhe patjetër... Unë shpresoj që së shpejti të kemi një lajm shumë të mirë për marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara në pikëpamje të mbrojtjes. Nuk mund të them më shumë

Edi Rama

Disa muaj më parë në Asamblenë e PS, Rama paralajmëroi se në shtator mund të ketë ndryshime në qeveri, por si po ecën procesi i analizës?

Para disa ditësh ne kemi bërë disa analiza. Kemi edhe disa analiza që duhet t’i bëjmë në gusht ndërsa në fund të gushtit do të bëjmë një bilanc. Pastaj do të shohim se si do të hyjmë në shtator.

Edi Rama

Në fund Rama komentoi edhe vendimin e Presidentit Meta për të kthyer ligjin për Teatrin Kombëtar.

Ky është një diskutim që unë e kam zhvilluar para 20 vjetësh dhe ka 20 vjet që ka mbetur pezull. Këtu nuk ka asgjë të re për të zbuluar. Këtu nuk ka asgjë të re për të diskutuar. Këtu është shumë e qartë: po, jo. Do mbajmë këtë ngrehinë të marrë fund që nuk ka asnjë lidhje me një teatër të standardeve europiane dhe ku është shumë e thjeshtë…

Edi Rama

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:06
Oferta për opozitën, reagon Basha: Koalicion me Edi Ramën nuk do të ketë kurrë!

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se është gati që të përsëritet marrëveshja e 17 majit me Lulzim Bashën dhe se në fillim të shtatorit do të ketë një ofertë për opozitën për bashkepunim, ka reaguar kryetari i PD.

Basha shprehet se nuk do të pranojë kurrë që të bëjë koalicion me Edi Ramën. E ndërsa statusin e shoqëron me nje foto nga protestat, lideri i opozitës shprehet se detyra e tij është që të largojë Ramën dhe të nxjerrë para drejtësisë politikanët e lidhur me krimin. 

Kurrë! Koalicion me Edi Ramën nuk do të ketë kurrë! Detyra ime, e PD  është largimi i Edi Ramës nga pushteti dhe nxjerrja e tij bashkë me Tahirin, Gjiknurin, Dakon, Sejdinin dhe të gjithë politikanët e lidhur me krimin para drejtësisë!

Lulzim Basha


Statusi i Lulzim Bashes pas propozimit te Rames per bashkepunim

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qoqja: 01/08/2018 15:43

    Mendoni nje here te vetme 100 per qind per NENEN SHQIPERI jo kush tja hedhi njoni tjetrit .Sdo merrni gje me vete kur te hikni nga kjo dynja MERRENI NJE HERE TE VETME URATEN E POPULLIT O BIJT E TIJE .SHQIPERIA ASHT PARAJSE POR DUHET PUNAVE JUAJ QE POPULLI TA SHIJOJ O BIJT LERENI DJALLZIT BENI PERPARA .

    Përgjigju
  • Oho...007: 01/08/2018 14:08

    Ore po paska reaguar Lulushi!!!! Mos o zot! Rama ka dhe mund te kete shume gabime, po vetem ky debili handikapat me nje tufe bashibozukesh dhe dallkaukesh, pleqesh qurrash me duar te gjakosura dhe te ashtuquajturish te rinj deficient harunist dhe halucioniste, qe ai dhe ata, e quajne veten PD (kupto: Pislliku Demoniste), ky surrat mut duhet ta qepi ate hale! Gjithe klasa politike ne Shqiperi, me shume pak perjashtime individuale, ka bere me shume poshtersi dhe e ka shkaterruar kete vend ne menyren me te pashembullt dhe te paimagjinueshme, me nje efekt negative shumplanesh afatgjate, se sa e ka udhehequr per ta zhvilluar. Por vecanerisht banda e zeze e krimineleve te vjeter e te rinj, ne krye te te cileve formalisht gjoja qendron Lulush Debilushi, duhet ta mbyllin ate hal...dhe te zhduken nga toka shqiptare.... Ufffff.... Zoti I mallkofte!!!!!!

    Përgjigju
  • 136: 01/08/2018 03:46

    Hey kryeminister,me bohet qejfi kur te dgjoj kshu, nfakt nuk pres ndryshe nga ju,per kto gjona do flasesh,sepse ndryshe nuk flet dot,dhe nqs tpyt Njeri ti largohet ne menyren me tfelliqur ke mbet dhe pa pergjigje Para "kazanit" Ke hy me nji thes me llumin tjt...nfakt populli tnjef qy kur ti erdhe heren e par ne pushtet. Perplasja jote me ilir meta solli popullit 4 vdekje tenjerzve qe dolen ne shesh te bindur per Mos pranu me qeverin. Nuk du tgjej fajtorin sepse ai qe plan I perbashket per te tremb popullin duke tregu qe as nuk e llogarit popullin dhe ne pushtet hyt ne koalicion. Sa keq per kte popull tshkret,20 vjet serbi...deri ne 2033,na ka Turkish dhe pastaj do na ket amerika,,dhe prap jemi tknaq it..po pavarsin pse nuk e deshet kurr???

    Përgjigju
  • Taulanti: 01/08/2018 01:17

    ERDHI MOMENTI. PIKTORI KRYEMINISTER PO E KUPTON DITA DITES QE POPULLI QE I DHA VOTEN PO I RRESHQET NGA DUART NGA FRIKA PER SHTEPINE DISA MILJON EURO NE SURREL. PARATE E DEPOZITUARA NE BANKAT OFFSHORE KERKON TANI TE BEJE TANI KRUSHQI ME LULUSHIN DHE BIRISHIN PER TE SHPETUAR KOKEN U GENJYEM PER SE DYTI DUKE I DHENE VOTEN PO KETE RADHE POPULLI I NDERGJEGJESHEM PER BANDAT E HAJDUTEVE QE KAPIN QEVERITE NUK KA PER TI DHENE ME KURRE VOTEN RROFTE PARTIJA SOCIALISTE E VERTETE DHE POSHTE PARTIJA E DROGAXHINJVE TE RAMES

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 31/07/2018 23:42

    Zoti Rama nje gje duhet ta dishe dhe ta ruajsh si syte e ballit,premtimin qe ju ke dhene shqiptareve sepse ata votuan per te qeevrisur e jo per tia bere qefin lul bash salihut,nese do veprosh kesisoj ateher dije se shqiptaret jane ata qe te kane dhene voten disa here dhe po ata dijne te mos te votojne,lere lulin e moniken ta luajne skenarin e sali berishes dhe ne fund do te digjen vet,bile bile edhe me keq se sa shqiptaret e duan,prandaj pushteti eshte pushtet dhe duhet ti tregoi vendin secilit kriminel.

    Përgjigju
  • Taipi: 31/07/2018 22:16

    Lajm te mire per mbrojtjen? Uroj, por edhe besoj! Vetem se Kryeministri te mbaj fort Sandro leshin! Fatkeqesi! Nuk e kuptoj, sepse vetem sylesh dhe naiv nuk eshte, I bekuari Rama. Po kur do ta kuptoj sa deme dhe sabotazh e gur ne rrota I ka ven dhe po I ve ai njeri????!!!!! Enigme e pashpjegueshme....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Masakra e Gërdecit, Mediu: T'i shkohet të vërtetës deri në fund

Masakra e Gërdecit, Mediu: T'i shkohet të vërtetës deri në fund