Rama flet pas takimit me Merkel: Nuk ka kushte shtesë, nuk prisnim një ‘PO’ publike, Berlini optimist

“Gjermania nuk ka kushte shtesë për Shqipërinë për hapjen e negociatave, ndërsa vendimin do ta marrë në javët në vazhdim. Atmosfera në Berlin është pozitive. Nuk kemi pasur objektiv që të marrim ‘PO’ publike të Merkel apo të Gjermanisë gjatë kësaj vizite, pasi vetëm ata që nuk e kanë idenë mund ta prisnin këtë gjë’.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat nga Rinasi pas kthimit nga Gjermania, ku zhvilloi një takim me kancelaren Angela Merkel dhe Komisionin e Jashtëm të Bundestagut për të lobuar që të bindë Berlinin që të japë ‘OK’ për hapjen e negociatave për Shqipërinë në qershor. Rama e cilësoi si të suksesshme vizitën në Gjermani.

Besoj që takimi me Merkel, që ka pasur edhe konferencën për shtyp, ka qenë një moment shumë me rëndësi, shkëmbyem opinionet lidhur me raportin e progresit, rezultatet e arritura për hapjen e negociatave dhe përmbushjen e parakushteve, sikur i konsideroi Merkel, ato që janë pjesë të procesit në marrëdhëniet me KE. Po ashtu kemi pasur edhe një bisedë goxha të gjerë lidhur me rajonin me zhvillimet. Kjo vizitë mund të konsiderohet e suksesshme për objektivat, jam i bindur që në fund të vizitës ka një kuptim më të plotë dhe detajuar nga aktorët lidhur me pozicionin që gjendet Shqipëria dhe me legjitimitetin e plotë të kërkesës sonë.

Edi Rama

Pyetjes nëse gjatë takimit me Merkel i është kërkuar që Tahiri t’i dorëzohet drejtësisë, Rama pranoi se në komisionin e Bundestagut është pyetur për këtë çështje, ndersa akuzoi opozitën se po eksporton baltë. 

Është bërë një pyetje në Komisionin e Çështjeve Europiane për këtë çështje dhe pozicionin tonë në këtë proces. Pyetja ka pasur të bëjë në thelbin e shqetësimit, edhe me baltën e eksportuar atje dhe tregimin e deformuar që është bërë atje

Edi Rama

Kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet e Bashkimit Europian në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum përmes një statusi në Facebook u shpreh sot se i ka thënë kryeministrit shqiptar Edi Rama dje se kërkesa për hapjen e negociatave është e parakohshme. I pyetur nga gazetarët pas kthimit nga Gjermania, Rama e mohoi një gjë të tillë.

Ai nuk ma ka thënë këtë gjë, por nuk është surprizë për mua, kështu e mendon, është një nga qindra deputetët e Bundestagut, mendimi i tij ka atë peshë që ka, por nuk më gjen të papërgatitur.  Sot jam më optimist se kur u nisa për në Gjermani.

Edi Rama

Pyetjet nga gazetarët

A ju përmendi Merkel gjatw takimit Tahirin?
Me kancelaren kemi folur në detaje për të gjitha aspektet e raportit të progresit, për ecurinë e reformës në drejtësi dhe patjetër për progresin e bërë me Vettingun, që sikur e dini edhe ju përbën një moment me rëndësi dhe ka një vëmendje të veçantë nga Gjermania.

Deputeti gjerman Krishbaun tha se në takimin që keni bërë në Berlin, ai u ka shprehur se rekomandimi ishte i parakohshëm dhe progresi nuk mjafton për të çelur bisedimet, ju si iu përgjigjët? Edhe Merkel foli për parakushte, cilat janë?
Parakushtet janë parakushtet që përbëjnë të gjithë procesin e derikëtushëm për të ardhur deri te raporti, dhe jo për parakushte të tjera. Në bisedën me të i kemi prekur të gjitha, nuk kemi pasur objektiv që të marrim ‘PO’ publike të Merkel apo të Gjermanisë gjatë kësaj vizite, pasi vetëm ata që nuk e kanë idenë mund ta prisnin këtë gjë. Ka qenë e qartë, që vizita i shërben shpjegimit të të gjitha aspekteve dhe informacioneve të nevojshme për cdo aspekt në funksion të përgatitjes së opinionit, që Merkel tha se Gjermania do të marrë kohën e vet deri kur të japë qëndrimin e vet. Përsa i përket për Krishbaun, ai nuk ma ka thënë këtë gjë, por nuk është surprizë për mua, kështu e mendon, është një nga qindra deputetët e Bundestagut, mendimi i tij ka atë peshë që ka, por nuk më gjen të papërgatitur, por nuk përbën arsye për të ulur rezultatet e kësaj vizite. Sot jam më optimist se kur u nisa për në Gjermani.

Si e vlerësoni qëndrimin e opozitës?
Opozita shqiptare kështu i ka shfrytëzuar ato pak lidhje që ka në arenën ndërkombëtare duke përcjellë, eksportuar pa u lodhur baltën e përditshme duke e kthyer në një pengesë

Cilat janë rezervat që kanë aktorët ndërkombëtare dhe Gjermania?
Nuk është shprehur asnjë rezervë, pasi formati i takimit ka qenë i tillë, që më ka thënë mundësi që të bëj një paraqitje të përgjithshme. Nga asnjë nuk kam dëgjuar konsiderata përfundimtare. Atmosfera ka qenë mjaft pozitive, dëshira për të qëndruar prej meje, ka qenë e dukshme dhe të gjitha grupet pa përjashtim e kanë respektuar praninë time, u kamë shprehur falënderimet duke kapërcyer edhe orarin e përcaktuar. Pas meje ishte takimi me ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, ka asistuar në një pjesë të pyetje përgjigjeve. Atmosfera në Berlin është pozitive, sigurisht që kohën e kemi përpara për të vijuar këtë proces komunikimi dhe sigurisht vendimmarrja për Shqipërinë, përjashtoi ndonjë individ do të jetë e lidhur me dinamikën e brendshme në parlamentin gjerman. Në momentin që vendet anëtare marrin vendimin, ne do të fillojmë edhe ngritjen e grupit negociator.

A ishin cështjet ekonomike temë në Berlin?
Me kancelaren kam pasur një seksion të vecantë për ekonominë në Shqipëri dhe mundësitë për të zhvilluar më tej bashkëpunimin bilateral.

Ka ndonjë vizitë të programuar në Francë, një tjetër vende skeptik pas Gjermanisë?
Franca dhe Gjermani nuk janë vende skeptike, dy shtylla të mëdha të BE. Në Gjermani dhe në Francë ka forca që janë edhe në parlamentet e tyre që janë anti evropiane, ka individë edhe brenda shumicave që janë skeptike, por kjo nuk e bën Gjermaninë dhe Francën skeptike. Dy vendet janë në një situatë ku duhet të përballen me këto forca, një frymë jo optimiste.

Diskutimet tona nuk bëhen vetëm me udhëtime, ne do ta bëjmë këtë proces deri në fund me intensitet të nevojshëm. Edhe në Berlin axhenda ka qenë shumë e zgjeruar dhe në fund të ditës, ky është një proces është tejet motivues edhe tërheqës, pasi ne e kemi dëftesën në dorë, tani duhet të fitojmë kohën. Ne do të i hapim negociatat, tani nuk ka më diskutim, problemi është që të mos ketë zvarritje në kohë dhe shtyrje, pasi na bëjnë të humbasim atë moment energjie dhe fuqie që ka dhënë ky rekomandim dhe faktikisht na bën të humbasim një kohë që mund ta shfrytëzojmë duke qenë ën proces.

A është e vërtetë që kryeministri belg iu ka kërkuar mbështetjen e Shqipërisë për të qenë pjesë e Këshillit të Sigurisë në OKB në këmbim?
Ju siguroj që Europa nuk funksion kështu. Cështja e votës është e mbyllur me miqtë belg që në sesionin e shkuar të organizatës së OKB në Nju Jork. Atë kohë nuk ishte në kalendar 17 prilli i para pak ditëve.

A jeni distancuar nga mediat shqiptare që ofenduan deputetin gjerman Krishbaun, dhe a ia keni shpjeguar si ka qenë situata?
Në Gjermani kam dhënë shumë intervista. Kam sqaruar që në fillim që historia e treguar në Tiranë e përkthyer në Gjermanisht është një histori e kazanit të thashethemeve të Tiranës dhe kam shpjeguar si funksionon kazani në Tiranë.

Si thuhet kazan në gjermanisht?
Nuk e di

Edhe DW ka raportuar që ju është kërkuar që Tahiri ti dorëzohet drejtësisë, a u është ëkrkuar një gjë e tillë?
Është bërë një pyetje në komisionin e cështjeve evropiane dhe pozicionin tonë, pyetje që ka pasur të bëjë me baltën e eksportuar atje, por ne kemi qenë në Gjermani dhe jo në Venezuelë, që të kapim këtë dhe ta cojmë para drejtësisë. Dhe ata në Gjermani këtë e dinë se është cështje e drejtësisë që kur marrin qumështin e nënës.

 

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull: 27/04/2018 00:27

    DEVIJIME mashtrime genjeshtra kjo ishte koferenca Per shtyp e kryeministrit Rama

    Përgjigju
  • Erik: 26/04/2018 23:57

    Nje pune te mire e ka bere Rama me mediat, ka disiplinuar gazetaret. Kjo vihet re nga pyetjet qe jane teresisht te lidhura me tematiken e konferences per shtyp, perndryshe injorim total. Konferenca sot ishte model me pyetje-pergjigje.

    Përgjigju
  • Lokja.: 26/04/2018 23:41

    A te pyeti markel per TAHIRIN .PO PER SOTEN ?? PO PER DREJTIMIN NGA LINDJA QE KE MARRE ZOTROTE ?? - NUK TE PYETI , E E E .!! TREGO TE VERTETEN !! TAHIRI TE JETE MIRE PA CU Q.. I TE EMEN KAZANISTEVE DHE METISTEVE .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet