Rama mesazh studentëve: S'jeni Luli? Pse bëni si ai? Unë s'dua pazar dhe as negociata, por dialog

Rama mesazh studentëve: S'jeni Luli? Pse bëni si ai? Unë s'dua pazar dhe as negociata, por dialog

Edi Rama, kryeministër

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën e studentëve dhe iu ka bërë thirrje që të bashkohen në dialog. Rama tha se nuk kërkon as pazar dhe as negociata por vetëm dialog. Kryeministri ka publikuar një studente me një pankartë ku shkruhet: S'jemi Luli që të bëjmë pazare. Rama pyet studentët, se nëse nuk janë si Lulzim Basha, atëherë pse sillen si ai në kohën kur ishte në cadër dhe nuk pranonte dialog.

"S'jeni Luli? Po atëherë pse bëni ekzaktësisht si Luli që futet në çadër e bërtet,s'dua dialog, plotëso kërkesat se s'dal nga çadra!?Ikën nga Kuvendi e bën të njëjtën gjë, plotësoji se s'vij!E pastaj në fund vetëm humbet!Kush ju kërkon pazare?Unë jo njëherë. As negociata. DIALOG."-shkruan Rama.

Fotoja e publikuar nga Rama në Twitter.

Kryeministri Edi Rama, iu ka kërkuar dialog studentëve që prej ditës së parë. Ndërkohë që këta të fundit, nuk pranojnë dialogun por kërkojnë plotësimin në distancë të 8 kërkesave të tyre. Kryeministri është shprehur i gatshëm madje që të realizojë më shumë sesa ka premtuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haruni: 16/12/2018 15:37

    Z RAMA CTE DUHET DJALOGU TY ME STUDENTET DUKET SE STUDENTET PO RUANE PERSONALITETIN TEND SE PO JA HYNE DJALOGUT ME STUDENTET DO MBETESH I TURPERUAR DHE RREZIK DO KERKOSH DORHEQJE STUDENTET JANE ME TE PREGATITUR SE TY Z ED RAMA ARMA JOTE JANE VETEM BATUTAT VULGARE PA KRIPE BECKGROUNDI YT ESHTE PIKTOR DHE INTELIGJENCA E STUDENTEVE ESHTE ME E LARTE DHE SIDOMOS TE ATYRE STUDENTE QE STUDJOJNE PER SOCJOLOGJI KESHILA IME ESHTE SHMANGU DIALOGUT LERE VETEKENAQESI E QE KE PELIVAN I GOJES DHE I BATUTAVE

    Përgjigju
  • Konjak: 16/12/2018 13:52

    Cfar ju duhet dialogu ,zoti Kryeminister?...Dialog do te thot, njohie e se vertetes,-ne rastin me te mir- ,ne rastin me te keq ,kush tia hedh njeri tjetrit,duke perdor retorikat dhe silogjizmat.Te vertetat, per problemet e universitetit i njeh gjithkush me se miri.C'far kerkoni me shum, se kerkesat e studenteve, me te domosdoshme ,te shkruara e zez mbi te bardhe.Keto rreshta jane dialogu me i qart i tyre.THoni se:une do tu jap me shum se sa keni kerkuar;Kur i keni ditur pse s'ua keni dhen,apo pse s'jua jepni?Apo doni ti pysni ,ne se e duan studentet te miren ,apo jo.Zoteri i nderuar ,plotesoni-me sa mundni-kerkesatdhe vazhdoni qeverisien.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet