Rama: Do të çlirojmë Durrësin nga plehrat, do të trajtohen në Tiranë, moratorium për qeset

Qeveria prej ditës së djeshme është zhvendosur në Durrës në një mbledhje dyditore. Kryeministri Edi Rama dje dhe sot ka shpalosur disa projekte për qytetin bregdetar, por jo vetëm. Në konferencën e sotme, shefi i qeverisë shqiptare deklaroi se në Durrës do të fillojë ndërtimi i terminalit të parë për kroçierat, pasi ka një interes të madh. Gjithashtu Rama u shpreh se po studiohet mundësia jo vetëm për rindërtimin, por edhe zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, ndërsa së shpejti do të fillojë ndërtimi i linjës hekurudhore që lidh Durrësin me Tiranën dhe Rinasin.

Rruga Tiranë- Durrës duhet rindërtuar dhe zgjeruar, studimi përfundon në korrik. Qëllimi është për të rritur kontaktin me Durrësin dhe rindërtimin e shfrytëzimin pa pagesë të rrugës së vjetër Tiranë-Ndroq-Plepa. Po ashtu standardizimi i rrugës Plepa-Kavajë-Rrogozhinë. Rrugë e re Kashar-Rrogozhinë do të shkurtojë ndjeshëm lidhjen me bregdetin e Jonit. Së shpejti do të fillojë ndërtimi i linjës hekurudhore që lidh Durrësin me Tiranën dhe Rinasin, që hap rrugën e një numri të caktuar ndërhyrjesh në infrastrukturës hekurudhore, duke fuqizuar portin e Durrësit për të ndikuar në ekonomi. Po diskutojmë sistemin e terminaleve të kroçierave, nuk kemi asnjë. Në Durrës do të ndërtohet terminali i parë i standardeve europiane.

Edi Rama

Një tjetër vendim i rëndësishëm që njoftoi Rama ishte për plehrat e qytetit të Durrësit që do të trajtohen në landfillin e Tiranës, ndërsa qeset plastike sipas tij duhet që të zhduken.

Ne kemi marrë një angazhim që ta mbyllim këtë zonën kanceroze të fushës së mbetjeve në Durrës. Ka qenë e tillë historikisht, por shumë larg vendeve të banuara, por sot Durrësi është zgjeruar. Aty është një skenë apokalipsi. Deri në vjeshtën e vitin të ardhshëm do të mbyllet për t’u kthyer në një park. Mbetjet e Durrësit do të trajtohen në impiantin e Tiranës. Ka edhe një element tjetër për qeset plastike, që duhet të zhduken nga qarkullimi.

Edi Rama

Më pas Rama inspektoi pikën e grumbullimit të mbetjeve në Durrës, kur premtoi se kjo situatë do të marrë fund shumë shpejt.  

Kjo është prej 30 vitesh, si skena e filmit ‘Apokalips now’. Mbetjet do të dërgohen në impiantin e Tiranës, kostot mund të jenë të përballueshme. Nuk mund të fusësh qese as në port dhe as në aeroport se ndryshe penalizohesh. Do të ketë moratorium për qeset plastike, të ndalohen në hyrje. Qeset dorëzohen para se të futesh në Shqipëri. Këto plehra këtu duan një mijë vjet që të absorvohen, ua kemi borxh fëmijëve që kjo trashëgimi të marrë fund.

Edi Rama

Duke u ndalur te projekti ‘Veliera’ në Durrës, Rama i cilësoi ambientalistët si sharlatanë që po e bllokojnë projektin, ndërsa palë me ata, sipas tij janë bërë edhe gjyqtarët.

Ata sharlatanë që quhen mbrojtës të ambientit, kush e ka kundërshtuar do të skuqet, skuqje jo xhanëm se nuk e kanë më në trup kimikatin që skuq lëkurën e njeriut, kur Veliera të jetë e përfunduar.  Një ndërhyrje që transformon jo vetëm një zonë, por imazhin e një qyteti të tërë, shpresoj që maskarada të përfundojë një orë e më parë dhe sezonin e ardhshëm ‘Veliera’ të jetë aty. Ata që e kanë orkestruar dhe janë bërë palë në sistemin e drejtësisë duke e bllokuar duke u përfshirë në një histori të turpshme.

Edi Rama

d.ba./al.sp.
Komento

Komente

  • Kafsha: 13/06/2018 13:44

    Po ndërtesat e shëmtuara kur do ti hidhni në erë e të rehabilitohet vija bregdetare? Kur do shembet bajgëria e bajgave që dhunuan plazhin per 28 vjet?

    Përgjigju
  • ce: 13/06/2018 13:09

    po z. kryeminister por nje qytet si durresi qe pretendon krociera nuk mund te jete ne nivelin minimal te rrugeve brenda. Nga hyrja tek rrethi me asfaltin sikur e kane ngrene qente , nga pusetat perballe tabeles Durres 40cm poshte niveli qe prej 5 vitesh sikur nuk ka bashki durresi, nga rruga e tmerreshme mes per mes durresit qe i nxorri makinat skarco tregon se ne durres duhet nje fryme e re ne mirmbajtjen e rrugeve te brendeshme. Pusetat e medha ne mes te rrugeve me betoni e plasur anash ta shpifin dhe krijojne ndotje vizuale, a ka njeri qe i mirmban se ne lagjen 12 jane te shpifurra sikur i kane ngrene qente

    Përgjigju
  • redi: 13/06/2018 12:24

    Zmadhimi i autostrades Tirane-Durres , si dhe ndertimi i rruges Kashar -Rrigizhine jane gjeja me pozitive , investimi me i mire dhe me i domosdoshem qe do te liroj trafikun eshte aksi Kombinat-Plepa , qe duhet te jete sipas standarteve . Hekurudha dhe kalata e krocierave jane zhvillim midern por sidomos terminali i kricierave mis te ndertohet tek ush kantieri , por te bisedihet me turqit qe moren ne oazaret e Saliut jalaten me te mire qe eshte perball bankes se Dyrrest dhe te behet ndrrim . Nuk mund te zbresin turustet afer qtmyrit dhe mineraleve . Jeimi me i madh ekonomik qe i esgte bere dyrresut nga Saliu eshte porti i Durresit . Cdo kontrate eshte abuxive pa interes djonomik por kaar per tw mbajt pushtetin , dhe asnji ne burg .

    Përgjigju