AAK drejtohet nga Ramush Haradinaj i cili u arrestua në Francë me një urdhër ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia që e akuzon për krime lufte.
Kryeministri i Edi Rama ndodhet për vizitë në Kosovë ku ka mbajtur një konferencë për media së bashku me nënkryetarin e AAK-së, Ardian Gjini.
Duke folur edhe për ndalimin e Ramush Haradinajt, Rama u shpreh: “Shpresoj me gjithë zemër që të jetë përfundimi që e duam të gjithë”.
Ai më tej ka deklaruar se Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë po punojnë që urdhër-arrestet e kohës së shkuar të fshihen.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com