Rama në Kuçovë: Janë zbuluar sasi rekord nafte, deri në fund të 2018, 25 mijë punësuar, ja kur do i rrisim pensionet,

Rama në Kuçovë: Janë zbuluar sasi rekord nafte, deri në fund të 2018, 25 mijë punësuar, ja kur do i rrisim pensionet,

Edi Rama dëgjese me qytetaret ne Kuçovë

Kryeministri Edi Rama është zhvendosur në Kuçovë pasditen e sotme në turin e ‘Llogaridhënies’ me qytetarët. Qytetarët kanë ngritur disa shqetësime, nga punësimet, pensionet dhe probleme të tjera. Rama u shpreh se pensionet do të rriten sërish në momentin që rritja ekonomike do të arrijë 5%, ndërsa në vitin tjetër shkollor librat do të jepen falas nga klasa e parë deri te e pesta. Gjithashtu Rama theksoi se deri në fund të vitit do të punësojmë 25 mijë persona.

Ne do i rrisnim pensionet përsëri, por kur të kemi më shumë të ardhura. Si funksion i rritjes ekonomike dhe kontributeve. Të gjithë e premtojnë këtë gjë, por unë kurrë nuk kam premtuar rritje marramendëse pensionesh, pasi është gënjeshtër. Nëse ne vijojmë me këtë nivel rritje dhe nëse arrijmë mbi 5% ku jemi zotuar, sot jemi afër 4%. Por më kujtohet një grua shumë e moshuar në Gjirokastër, që më tha ‘të tërë flasim për pensionet dhe e vërteta është e është i ulët, dhe kompensimi më i mirë është përkujdesi për nipërit dhe mbesat tona në shkollë’. Sivjet librat falas nga klasa e parë deri te e pesta.

Edi Rama

Përsa i përket kërkimeve për naftë në Shpirag, kryeministri kishte një lajm shumë të mirë. 

Kompania Shell ka gjetur një sasi e madhe nafte dhe gazi, më e madhja e zbuluar në vendin tonë, dhe me një cilësi shumë të mirë, që nuk është karakteristike për vendin tonë. Tani gjithçka është te komercializimi, nëse nafta do të dalë në treg, apo nëse do të jetë shumë e kushtueshme dhe do të mbetet poshtë, sepse është shumë thellë

Edi Rama

Gjatë dëgjesës nuk munguan batutat
Qytetari: U bënë katër vjet dhe ata që ti the do të dalin nga dritarja e administratës, tani nuk dalin as nga dera, pasi janë shëndoshur shumë. Unë kam probleme me pronën...Tani, prit të lexoj edhe Skënderbeun...

Rama: Për Skënderbeun kemi Elisën. Rri se me atë merret ajo (Elisa Spiropali)

Batuta e Ramës i referohej një deklarate të fushatës për zgjedhejt e 2017, ku Spiropali ndër të tjera u shpreh se ‘Në duam Shqipërinë që ëndërroi ky burri këtu, Skënderbeu. Ka vetëm një njeri që mund ta realizojë këtë, ai është Edi Rama”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erioni: 26/05/2018 02:17

    I dhiu katnaret Duke I RRJETE rrej rrej se katnaret nga kucova e hajne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

SHBA, polici në Denver qëlloi me 36 plumba ndaj grabitësit që kishte marrë peng punonjësit e një minimarketi (VIDEO)

SHBA, polici në Denver qëlloi me 36 plumba ndaj grabitësit që kishte marrë peng punonjësit e një minimarketi (VIDEO)