Rama në Panairin e Punës në Berat: Kemi punësuar 10 mijë persona

Kryeministri i vendit ka marrë pjesë në Panairin e Punës që është zhvilluar në qytetin e Beratit, ku bashkëbisedoi me sipërmarrësit.

Në këtë panair përfaqësuesit e biznesit kanë afishuar 300 vende të lira pune të kategorive e profileve të shumëllojshme dhe ku Zyra e Shërbimit Kombatër po bën një punë të mirë, duke mundësuar punësimin real edhe për shumë individë dhe familje të dala prej skemës ekonomike.

Përfaqësuesit e biznesit në panair i shprehën kryeministrit Rama shqëtësimin për mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar.

Në Berat ka një transformim të rëndësishëm të gjithë procesit që zhvillohet nga zyrat e punës. Kemi zyra pune shumë aktive, kanë realizuar objektivat, presim rezultatet e majit, por bazuar në muajin mars dhe prill kur filloi një proces i organizuar me objektiva për çdo zyrë pune dhe me projeksionet e majit, deri tani prekim tavanin e 10 mijë individëve të punësuar vetëm nga zyrat e punës, kështu që objektivi ynë është për 25 mijë të punësuar, vetëm nga zyrat e punës, pavarësisht ç’farë bëhen jashtë këtij procesi, ku kompanitë bëjnë proceset e tyre.

Ky objektiv është i realizueshëm dhe është një objektiv domethënës, për të thënë se kush vërtetë do punë dhe nuk pret në kafe një punë në shtet mund të fillojë një punë.

Natyrisht,  një pjesë e këtyre vendeve të punës janë me paga më të ulëta, por ama fillohet me pagë të ulët dhe pastaj fillon e rritet siç kemi parë në eksperiencat e gjithë këtyre panaireve, që pastaj pas një pune si fillestar, pas përfitimeve të aftësimit në  punë ka rritje pagës.

Nga Zyrat e Punës kemi punësuar 10 mijë persona. Kush do një punë dhe nuk pret që të nisi punën në shtet, e gjen një punë

Edi Rama në Panairin e Punës në Berat

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman