Rama në Preshevë:
Pritje e paharrueshme |

Rama në Preshevë:<br />Pritje e paharrueshme |
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka nisur vizitën në Luginën e Preshevës. Kjo është një nga vizitat e para ku një lider kryesor politik nga Tirana viziton komunitetin shqiptar në këtë pjesë të Ballkanit, pas vizitës së ish- zëvendëskryeministrit Ilir Meta në mars të vitit 2010."

Drejt Presheves. Rrafshinë e mbuluar me dëborë nën qiellin e bardhë dhe asnjë ndërtim buze rrugës as mes fushave vec fshatrave të grupuar", shkruan Rama në Twitter, ndërsa udhëtonte drejt Preshevës.

Edhe pse pika kryesore e axhendës është promovimi i librit “Kurban”, natyrshëm pjesë e saj presupozohet të jenë dhe takimet me drejtuesit e partive politike dhe të zgjedhurve vendorë që përfaqësojnë interesat e shqiptarëve, ashtu sic ndodhi kur Rama promovoi librin në Prishtinë dhe në Tetovë.

Rama shpreh mirënjohjen e tij për mikpritjen e ngrohtë nga qytetarët e Preshevës në rrjetin social Twitter dhe premton të bëjë një kërkesë urgjente parlamentit për financime për maternitetin e munguar dhe të paktën për dy shkolla.

“Mikpritje befasuese dhe bashkëbisedim i paharrueshëm me qytetarët e Preshevës. Fatkeqësisht qindra vete s'munden të hyjnë në sallë! Gjendja ekonomike sociale e rënde. Do t'i kërkojmë urgjent parlamentit financim për maternitetin e munguar dhe të paktën dy shkolla këtë vit” shkruan Rama në Twitter.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, sapo doli nga burgu bëri vjedhjen e radhës

Pogradec/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, sapo doli nga burgu bëri vjedhjen e radhës