Rama në Repolitix, rekord audience, Report Tv lë pas televizionet kombëtare

Emisioni Repolitix në Report TV drejtuar nga gazetari Denis Minga ku i ftuar ishte kryeministri Edi Rama shënon një tjetër rekord audience mbrëmjen e të Martës. Sipas Telemetrix e vetmja kompani që mat shikueshmërinë televizive në Shqipëri.

Report TV me emisionin Repolitix është renditur i pari duke lënë pas jo vetëm televizionet informative në vend,  por edhe ato kombëtare si TV Klan, Top-Channel dhe Vizion+. Përgjigjet e kryeministrit Rama për çështjet e mprehta të aktualitetit politik mpleksur me kundërshitë e forta të botuesit të Koha Jonë Nikoll Llesi ku nuk munguar batutat e ndërsjella, kanë mbërthyer përpara ekranit një audiencë maksimale për Report TV. 

Kulmi e audiencës u shënua ne ora  22:07 me një share prej 26,01% dhe në ora 22:14 ku share ka arritira tek 28% ne rang kombëtar. Praktikisht nga 4 shqiptarë që ishin ulur para ekranit, një nga ata ishte duke ndjekur Report Tv. 

Audienca e emisionit Repolitix mbrëmjen e djeshme, Report Tv kryeson grafikun duke kaluar televizionet kombëtare Top Channel e Tv Klan

1542211725_1542211438audienca12nentorIII.jpg

Audienca e emisionit Repolitix mbrëmjen e djeshme, Report Tv kryeson grafikun duke kaluar televizionet kombëtare Top Channel e Tv Klan

Ekspertiza e Artan Hoxhës gazetar investigativ në Report TV për çështjet e kriminalitetit dhe atë që ndodhi në Bularat përmes një mori pyetjesh, kanë nxjerrë këndvështrimin e kryeministrit si asnjëherë më parë posaçërisht në luftën me krimin e organizuar.

Ndërkohë Muhamed Veliu drejtor informacioni në Report TV e pyeti kryeministrin për mesazhet e koduara të kohëve të fundit përcjell nga Rama në adresë të kreut të PD, Lulzim Basha.

Interesi publikut për deklarimet e kryeministrit dhe atmosferën e krijuar në studion e Repolitix, nuk ka shënuar rekord shikueshmërie vetëm në Report TV.

Në kohë reale në kanalin e Report TV në Facebook mijëra persona ndoqën live Repolitix duke komentuar qëndrimet e kreut të qeverisë ndërkohë, disa mijëra të tjerë e kanë riparë Repolitix në Youtube.

Shikueshmëria në faqen e Shqiptarja.com në Facebook gjatë emisionit Repolitix në Report Tv

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit