Rama: Në Shqipëri s'ka drejtësi
korrupsioni përcakton vendimet

Rama: Në Shqipëri s'ka drejtësi<br />korrupsioni përcakton vendimet
Në një pritje për festat e fundvitit me trupën diplomatike të akredituar në vend, Kryeministri Rama tha se Shqipëria po punon pa rreshtur për paqen kolektive dhe se jemi një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Ndërkohë nga ana tjetër Rama pohoi ndër të tjera se drejtësia në vend është e korruptuar dhe se vendimet merenen me të si kryefjalë.

"Njëkohësisht jemi krejt të qartë e të kthjellët, se reforma në drejtësi mbetet një parakusht për hapjen e negociatave për anëtarësim. 90% e shqiptarëve besojnë se në Shqipëri nuk ka drejtësi. Mbi 80 % janë ata që pohojnë me plot gojën se sistemi i drejtësisë është i korruptuar, ndërkohë që këtu në sallë jemi 100% dakord që në Shqipëri as drejtësi nuk ka dhe nga ana tjetër, korrupsioni përcakton vendimet e drejtësisë"-tha Rama

Prandaj jam dhe besoj jemi të gjithë të vetëdijshëm, se pa i çuar rrathët e tërmetit të reformave nën këmbët e sistemit të drejtësisë, nuk do të garantojmë dot, themelet e ngrehinës moderne të shtetit demokratik që po përpiqemi dita-ditës të ndërtojmë, të cilat pa këtë reformë do të mbeteshin kështjella rëre që dallga e parë e rrëmbyer, i kthen në hiç.."-tha Rama

Më tej, Rama ka vlerësuar si një tjetër faktor të rëndësishëm interesin e shprehur në vitet e fundit nga Kina në Ballkan. 

"Unë besoj se vetëm si i tillë, vendi dhe rajoni ynë, aq i pasur me potenciale, mund të shfaqen të aftë të bashkëpunojë me partnerë ekzigjentë dhe të zhvillohen në mënyrë ekzigjente. Ky është realiteti ku edhe Kina e shumë mundësive na hap dyert e një bashkëpunimi të shumanshëm, jo vetëm në raport me Shqipërinë, por me të gjithë rajonin.Vijimësia e Nismës së Europës Qendrore dhe Lindore, që me një vullnet për t’u admiruar, Kina e durimit të virtytshëm po e mban shtrënguar fort rreth një dinamike të domosdoshme ndërveprimi, është për ne, një dëshmi më shumë se të gjithë sëbashu në këtë rajon jemi në daç të dënuar, në daç të destinuar prej gjeografisë, prej historisë dhe prej potencialeve tona, të jemi partnerë të besueshëm dhe aktorë gjeo-ekonomikë të besueshëm".-tha Rama

“Kjo është një dëshmi më shumë se të gjithë bashkë në rajon jemi ndoshta të dënuar, apo të destinuar prej gjeografisë të jemi partnerë të besueshëm dhe aktorë gjeo-politikë të besueshëm”,-tha ai duke shtuar më tej se "Angazhimi ynë në luftën kundër terrorizmit mishëron vizionin dhe një strategji afatgjatë në shërbim të proceseve integruese, paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm”

Rama tha se Shqipëria është bërë një dritare e hapur mbi Adriatik, por mund të kthehet dhe një strehë e përbashkët. Teksa risolli në vëmendje të shkuarën, Rama pohoi se Shqipëria ka qenë përherë aleate e SHBA­ve dhe BE­së.

“Dëshiroj t’ju uroj për Krishtlindjet dhe vitin e Ri 2016 pa përjashtim. Qoftë një vit i mbarë me gëzime dhe shëndet për ju, familjet tuaja dhe për njerëzit tuaj që kanë rëndësi për ju. Viti që po lëmë pas, i cili përkoi me 70 vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore, nuk shënoi për botën tonë, atë që gjithë që ne do kishim shpresuar, kohë entuziastes, por kohë të keqe. Në këtë kontekst të ngrysur Shqipëria është përpjekur të vazhdojë të udhëhiqet nga forca e shembullit. Vendi ynë nuk lëkundët nga këto përkatësi. Jemi pol qëndrueshmëri në artistikun­jonian, Shqipëria njihet si anëtar i vjetër i Kombeve të Bashkuara.

Ne kemi nënshkruar një dokument politik, mes Shqipërisë dhe SHBA­ve, duke u fokusuar në tre plane, partneritet për çështjet globale dhe atë rajonale, për agjendën dypalëshe, zhvillimin ekonomik dhe shkëmbimet arsimore dhe kulturore. Besoj se ky gur themeli në marrëdhëniet tona, përbën një pikë të palëvizshme referimi për të gjithë ne dhe për cilin do që kërkon të kuptoj pozicionin dhe qasjen tonë në të tria planet. Përtej aspektit dypalësh. Suksesi i përbashkët rajonal i kryesisë së Shqipërisë në SECP, duke u mbledhur në tiranë, duke qenë se jemi një dritare e hapur në Adriatik, Shqipëria dhe rajoni mund të udhëhiqen dhe mund të kthehen në familje popujsh të shumë banesave, por dhe në strehë të përbashkët.”
, tha Rama.


Rama: Pas heshtjeve fajtore të BE-së erdhi hapi për Kosovën
“Dua të shpreh kënaqësinë se më në fund, pas kaq shumë ngulimesh të pakuptimta dhe heshtjet fajtore, BE vendosi të hedh një hap drejt liberalizimit të vizitave për Kosovën. Shpresoj që Kosovës ti hap një orë e më parë rrugën për ti dhënë fund absurdin e madh të Europës, pasi është një popull shumë i vogël i mbajtur peng i izolimit që krijon viza.”.

Ky ishte qëndrimi i Kryeministrit Edi Rama në lidhje me rekomandimin e dhënë nga Komisioni Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Gjatë një takimi me trupën diplomatike rastin e festave të fundvitit, Kreu i Qeverisë shqiptare pohoi kritikoi qëndrimin e Bashkimit Europian, ndërsa nuk nguroi të thoshte se: ‘Është një turp që Europa nuk mund ta mbajë kaq gjatë, pasi është një izolim që i përjeton jo vetëm populli i Kosovës, por dhe rajoni më gjerë”.

Nga ana tjetër Rama theksoi se ky është një moment i vështirë por dhe vërtetësie për popullin e Kosovës. “Ky është një moment i vështirë dhe moment vërtetësie për Kosovën. Prej vëllezërve në Kosovë presim palëkundje dhe padyshim që të jenë në lartësinë e duhur për këtë moment dhe për ardhmërinë e Kosovës në kuadrin e një rajoni që synon me forcë integrimin në BE. Ndaj dua të shpreh kënaqësinë se më në fund, pas kaq shumë ngulimesh të pakuptimtë dhe heshtjet fajtore, BE vendosi të hedh një hap drejt liberalizimit të vizave. Shpresoj që Kosovës ti hap një orë e më parë rrugën për ti dhënë fund absurdin e madh të Europës, pasi është një popull shumë i vogël i mbajtur peng i izolimit që krijon viza. Shqipëria është në krah të Kosovës, po ashtu dhe ne jemi të bindur se absurdi i izolimit të Kosovës duhet të marrë fund, jo thjesht Europën.”, përfundoi Rama

Fjala e Kryeministrit Rama në takimin e pervitshem me trupin diplomatik‏

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale