Rama nga Zagrebi: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor duhet të ankorohet në BE

“Integrimi Europian mbetet prioriteti i qeverisë shqiptare dhe e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perendimor duhet të jetë e ankoruar fort në perspektiven e Bashkimit Europian”.

Kështu mësohet se ka deklaruar Kryeministri Edi Rama, në Samitin e Kryeministrave te Iniciativës se Europës Qendrore, që po zhvillohet në Zagreb.

Gjatë fjalës së tij në samit, paraditen e sotme, Rama ka theksuar se në të njejtën kohë me këtë prioritet, duhet punuar edhe më fort për të forcuar bashkëpunimin dhe dialogun mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, për t’u ofruar popujve tanë mundësi sa më të mëdha dhe zhvillim sa më të shpejtë.

Kryeministri u shpreh i bindur se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë e ankoruar fort në perspektivën e Bashkimit Europian dhe NATO-s.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Mblidhet Komisioni Hetimor për TIMS, sot miratohen kërkesa për informacion

LIVE- Mblidhet Komisioni Hetimor për TIMS, sot miratohen kërkesa për informacion