POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Rama nxjerr foton/ Gati për fluturim avioni i parë i kompanisë shqiptare 'Air Albania'

Avioni i 'Air Albania'

Kompania shqiptare ajrore "Air Albania" duket se është shumë pranë ngritjes së avionit të parë në ajër për fluturime. Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një foto nga avioni me logo të "Air Albania". Kreu i qeverisë e ka cilësuar si foton e ditës, ndërkohë që mësohet se kompania shqiptare do jetë gati për fluturime brenda një kohe të shkurtër. 

"Air Albania" është kompania e parë ajrore shqiptare e cila pritet të ketë bileta ekonomike dhe konkurruese në treg, e kundërta e çmimeve të kripura që ofrojnë kompanitë e huaja të cilat operojnë në përmes aeroportit të Rinasit. Fillimisht, “Air Albania” do të fluturojë drejtë Romës, Stambollit dhe Londrës, për t’u pasuar nga një program akoma më i plotë, kryesisht me destinacion kryeqytetet europiane më të kërkuara nga pasagjerët.

Postimi i Ramës në Facebook

Brukseli, Athina, Milano, Mynihu, Barcelona e shumë destinacione të tjera nuk do të vonojnë të jenë pjesë e fluturimeve të “Air Albania”. Por surpriza do të vijë në muajt e fundit të vitit, kur avionët transoqeanikë të lidhin me një fluturim të drejtpërdrejtë Tiranën me Nju Jorkun.

l.q.
Komento

Komente

  • Ilyricum: 15/08/2018 03:06

    Shpresojme te jene avione cilesore dhe prodhim 2017 e siper me qe qenkerka dhe kompani e re. Shpresojme gjithashtu qe kriza e lires ne Turqi te mos ndikoje ne vonesen e fillimit te fluturimeve.

    Përgjigju
  • Xhevdeti: 15/08/2018 02:35

    Besoj qe Rama asnjehere nuk ka per te fluturuar me kete aeroplan per arsye sigurie

    Përgjigju
    • Kafsha: 15/08/2018 10:16

      Fiks!

  • Fadil: 15/08/2018 01:19

    PËRPARA DREJT LARTËSIVE! URIME NËNË SHQIPËRI! T´I MBRIOJMË,-TOKËN DHE DETIN, T´I NDEROJMË,-FUSHAT DHE MALET, TË GJËMON FUQISHËM, QIELLI SHQIPTAR, NGA UTURIMAT E AVIONIT, ME HAPAT E REVOLUCIONIT, TË KOMPANISË SHQIPTARE;'Air Albania' T´I RIBASHKOJMË SHQIPTARËT DHE SHQIPËRINË, ASHTU,-SIÇ ISHTE NË MOTET E BARDHA: KUR E KISHIM TË PAMPOSHTUR, PELLAZGO-ILIRINË! 15 Gusht, 2O18

    Përgjigju
  • booty: 15/08/2018 01:08

    hajt mbaresi, po impakt do kishte po te konkuroj e te uli cmimet se ndryshe u shtu nje hajdut ma shum me bekimin kryeministror

    Përgjigju
  • London: 14/08/2018 23:26

    Urime shqiperi

    Përgjigju
  • Vlora: 14/08/2018 22:01

    Urime! Mbaresi Shqipërisë.

    Përgjigju
  • Artan: 14/08/2018 21:37

    Ma nefund nje avion shqiptar urime qeveria

    Përgjigju
  • hakunamatata: 14/08/2018 21:37

    kjo kompani ka nisur fluturimet qe ne qershor sipas premtimit kryeministror.

    Përgjigju