Rama në sy të Mogherinit për Saimir Tahirin: Presim nga Prokuroria 1 provë të vetme!

Kryeministri Edi rama, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me shehefn e diplomacisë evropiane Federica Mogherini, iu përgjigj disa pyetjeve të gazetarëve, që nga skepticizmi i mundshëm i Gjermanisë lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë, e deri te çështja e deputetit saimir tahiri, që po hetohet për lidhje të mundshme me grupe të trafikut të drogës.

Skepticizëm gjerman?

Gjermania nuk është një vend skeptik për zgjerimin, përkundrazi është vend kampion i projektit të Europës së Bashkuar dhe kancelaria është në krye të një procesi ku jo rastësisht ka marrë edhe lidershipin për të shpallur një raport të ri me Ballkanin, ta bëjmë të qartë që të mos ngatërrohemi me këmbët tona. Në Gjermani dhe vendet e tjera ka individë që janë skeptikë, një forcë që ka hyrë parlamentin gjerman është kërcënim për zgjerimin, por fatmirësisht është jashtë koalicionit. Por edhe brenda koalicionit ka individë që janë kundër, të ushqyer nga PD, ashtu sikur edhe njëri që erdhi qershorin e kaluar dhe bëri fushatë kundër.

Procesi i Saimir Tahirit

Ne duhet të arrijmë që të shpjegojmë që në procesin e Tahirit, Kuvendi dhe shumica ka zbatuar gjithçka që Komisioni i Venecias ka nënvizuar kur një komision thirret për të trajtuar çështjen e arrestit dhe masave të parashikuara. Ne po presim që Prokuroria të rikthehet me të paktën një provë, jo 10, dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda është larg së qeni një trupë që konsiderohet e influencueshme nga shumica.

Krahasimi me Ferrari dhe Mercedes

Është gjëja më e lehtë që të nxirren bishta dhe alibira, përballë faktit që Shqipëria ka bërë detyrat e ngarkuara Shqipërisë nga Komisioni më i pamëshirshëm në Europë për detyrat e shtëpisë, Komisioni Evropian. Përpjekjet për të na penguar dhe vonuar nuk kanë ardhur për arsyen tonë, por do të ketë, dhe ne do i kapërcejmë të gjitha. E sigurt është që semafori është jeshil dhe ne do e dërgojmë garën deri në fund me mbështetjen e Ferrarit, Mercedezit, Renault dhe të tjerave.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • llalla: 18/04/2018 13:58

    Provat e Llalles nuk jane as me fshi b.. po tani eshte fsheh vete ai i prapambeturi mendor se i ka ardh veza mu ne maje te b... aty ne Gjermani

    Përgjigju
  • Bsrdha e ZEZE: 18/04/2018 13:50

    Pa shoshur TAHIRAMETEN SKA APROVIM TE NEGOCIATAVE .JO JO .VOTAT E BE- ME TAHIRIN DEPUTET JANE SIKUR TE NGJALLET SADAM HYSEINI DHE TE KTHEHET BOTA PERMBYS , QE NE FAKT SHUME JANE GJASAT .KUR DONALD LU TE PRONONCOHET PER TAHIRIN , DHE VELLANE E RAMES ATE DITE FILLON FESTA PER SHPRESE TE SHQIPETARET .NDRYSHE , RESTOJA ??? JANE PORDHE PER TE SHITUR .SKA ME TREG PER TO .NE KOPSHTET E FEMIJEVE FLITET " UNE JAM TAHIRI , KAM SYZE FLORIRI , KAM UNAZA DIAMANTI , KAM VELLA RAMEN ,SHTEPI BUNKIER QE RAKETAT E DONALD LU NUK E SHPOJNE DOT .SHKONI INTERVISTONI NXENESIT NGA 9 VJEC E POSHTE .ATA 9 VJEC E LARTE PELQEJNE METEN DHE GJYSHI RUCIN, XHAXHI FATOS NANON DHE NGA BORICET e FIERIT BEJNE SHURREN NGA FRIKA .NXSNESIT E SHKOLLES K.SHTEMBARI NUK PERDORIN NEVOJTORET PO VESHIN BIBILINA NGA FRIKA E AGIM BORICIT .ESHTE KJO TRAGJEDI ? SIGURISHT . KUSH ESHTE AUTORI ? RAMA META BASHKAUTOR .

    Përgjigju
  • Popull: 18/04/2018 12:52

    CFARE PROVASH PRET TI O ................ VURE PROKUROREN KUKULL DHE POHON QE SKA PROVA TAHIRI TA KA VENE SINORIN KE DERA “ME BURGOSET “ UNE TAHIRI DO HAPE GOJE SHPREHJA E TAHIRIT skein pare gje akoma . PROPOZIMI IM ESHTE QE TE GJITHE PROKURORET GJYKATESIT QE PUSHOHEN NGA PUNA POLITIKISHT DHE QE NDJEHEN TE PASTER MORALISHT NGA KORROPSIONI TE BASHKOHEN TE GJEJNE PROVA DHE TE VAZHDOJNE INVESTIGIMIN RRETH TRAFIKANTIT TAHIRI kjo do jete nje ndihme e MADHE per popullin DHE AI QE DO PROVOJE ESHTE HERO I popullit

    Përgjigju
  • klod: 18/04/2018 12:41

    Nje kryeministri i takonte te thoshte: Kjo eshte detyre e organeve te drejtesise, perpara ligjit jane te gjithe te barabarte duke filluar nga une i pari. Po ti je nje klloun frikacak...ashtu si gjithe politikanet Shqiptare qe keto 28 vjet na kane rrjepur. Beni mire te jepni dorheqjen dhe te krijoni qeverine e integrimit me nje kryeminister jo-politik konsensual me nj qeveri teknike e cila do ta integroje Shqiperin...keni kete detyrim moral te gjithe ju politikane pa dallim ngjyrash...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kroaci, partia konservatore në pushtet fiton shumicën në zgjedhje, por nuk mund të qeverisë e vetme

Kroaci, partia konservatore në pushtet fiton shumicën në zgjedhje, por nuk mund të qeverisë e vetme