POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Rama publikon foton, fillojnë të mbyllen pikat e basteve nga tatimet

Foto e postuar nga Rama

Kryeministrit Edi Rama ka publikuar foto ku paralajmëron, se çdo pikë bastesh në territorin e vendit do të mbyllet nga 1 janari 2019, Tatimet duket se kanë filluar nga “puna” që tani.

Rama ka publikuar në rrjetet sociale të tij një foto të një pike bastesh, e cila është mbyllur dhe i janë vendosur shirita bllokues nga Tatimet sepse ka qenë pa letra.

Mirëpo, Kryeministri ka shkruar se Tatimet nuk do të mjaftohen vetëm me mbylljen e pikave të basteve, por gjithashtu ato do të referohen dhe në Prokurori.

Tatimet do të mbyllin dhe referojnë në prokurori, çdo pikë bastesh si kjo që është kapur sot pa letrat në rregull! Dhe në 1 janar kjo do të jetë pamja e çdo bastoreje e kumarhaneje që s'do ketë ndërruar destinacion.

                      Edi Rama

 

a.de.
Komento