Rama publikon videon për sot ,ja transformimi i Qëndrës Shëndetësore nr.8 në Tiranë

Në kuadër të projektit të programit qeveritar për rehabilitimin e 300 qëndrave shëndetësore në të gjithë vendin, përgjatë muaji të kaluar përfundoi puna për rikonstrustruksionin dhe rehabilitimin e Qëndrës Shëndetësore nr. 8, në kryeqytet.

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të përshëndesë mëngjesin e sotëm bashkëqytetarët duke iu uruar një ditë të mbarë përmes  një video të publikuar në faqen e tij, ne Facebook ku tregohen pamjet e transformimit të Qëndrës Shëndetësore nr.8, e cila duket se është rehabilituar plotësisht, në të gjitha ambientet, përfshi edhe rehabilitimin dhe pajisjet e reja në laboratoret e qëndrës.

“MIRËMËNGJES, dhe me këtë transformim të Qendrës Shëndetësore nr. 8 në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan  Kryeministri Rama në Facebook

Qendra Shëndetësore nr. 8 në Tiranë është një prej 80 qendrave shëndetësore, që pritet të përfundojnë rehabilitimin e plotë të tyre brenda vitit 2018, në sajë të ndërmarrjes së reformës në shëndetësi,  për krijimin e  një standard të ri në ofrimin dhe shërbimin e kujdesin shëndetësor për qytetarët.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Benet Beci dhe ministrja e Arsimit firmosin marrëveshjen për Kartën e Studentit

Benet Beci dhe ministrja e Arsimit firmosin marrëveshjen për Kartën e Studentit