Mbledhja e Qeverisë në Durrës, Rama: Nga 1 korriku rriten pensionet

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Durrësi, pas mbledhjes së qeverisë, ku ka komunikuar disa nga vendimet e marra. Lajm i mirë i kryeministrit ishte rritja e pensioneve nga 1 korriku për 665 mijë pensionistë. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, fondit të pensioneve i shtohen 15 milionë dollarë për mbulimin e efekteve të rritjes me 2.8% nga muaji i ardhshëm.

Sot në këtë mbledhje kemi bërë një hap tjetër shumë të vogël, por jo të pandjeshëm për 665 mijë pensionistë. Kemi rritur pensionet mbi inflacionin. Nëse do ti referoheshim shifrave kemi vendosur 15 mln dollarë plus në atë paketën e pensioneve me 2.8%. Duke nisur nga data 1 korrik. 

Kryeministri Edi Rama

Kreu i qeverisë i është referuar bllokimit të autostradës Tiranë-Durrës për riparim, pas dëmtimeve të shumta që ka pësuar shtresa e asfaltit. Rama tha se punimet do përfundojnë në fund të muajit qershor. Gjatë një konferencë për mediat, kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se Tirana dhe Durrësi do lidhen nga dy korridore, njëri me pagesë dhe tjetri pa pagesë. Sipas kryeministrit Rama, në mes të korrikut do të bëhet e qartë edhe analiza e këtyre varianteve, për të vendosur më tej se cili aks do të jetë më pagesë.

Kemi nisur projektin e mirëmbajtjes së rrugës Tiranë-Durrës. Riparimi i autostradës përfundon në fund të muajit qershorNë rrugën Tiranë-Durrës tani një ndërhyrje mirëmbajtje, pra një rehabilitim i shtratit të rrugës në zonën nga Kashari drejt Durrësit që është një problem serioz, dhe e kemi vënë re të gjithë. Ndërkohë ajo çka ne po studiojmë është një ndërhyrje e thellë rindërtuese, dhe varianti që po studiojmë është faktikisht një variant miks, midis një rindërtimi dhe rizgjerimi të aksit Tiranë-Durrës, dhe rindërtimit të aksit Tiranë-Ndroq-Plepa, duke ndërtuar dy korridore, njëri në të ardhmen me pagesë, ndërsa tjetri pa pagesë. 

Kryeministri Edi Rama

Ndërkohë, një lajm të mirë kreu i qeverisë kishte edhe për Rrugën e Arbrit. Sipas tij, kantieri i punimeve hapet të dielën e ardhshme.  

Të dielën e ardhme hapet kantieri I parë i rrugës së Arbrit, duke u përmbushur premtimin që kemi bërë në fushatë. Po ashtu do te këtë dhe kantier te tjera ndërtimi, ku ky vit do të jetë Shqipëria kantier ndërtimi në projektin 1 miliardë.

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri foli edhe për punësimin, ku duke iu referuar shifrave të INSTAT tha se papunësia ka rënë ndjeshëm muajt e fundit. 

Shqipëria ka progresin më të mirë në rajon në muajt e fundit. Pavarësisht skepticizmit, dhe në mjegullën e dendur të propagandës, mbetet fakt që papunësia është ulur dhe këtë e thonë INSTAT në mënyrë të pavarur. Ne jemi në një përpjekje serioze në punësim real, brenda kushteve që janë të vështira, po krijohet një ekonomia ku lajmi i mirë është se janë rritur dhe investimet e huaja me më shumë 60% duke e krahasuar me vitin e kaluar.

Kryeministri Edi Rama

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sadedin: 13/06/2018 05:03

    nuk eshte rritje pensioni por indeksim i saj per shkak inflacioni.Rama vetem zbatoje ligjin dhe kaq.

    Përgjigju
  • Tutu: 12/06/2018 18:46

    Kjo historia e rregullimot te autostrades tr -dr eshte nje masksrallek qeveritar per vjedhjen e radhes... opzita ha miza ... njerzit torturohem me orene trafik ... njelloj si historia e palmave..vdekshi tegjothe me vjithe sorollop pozite dhe opzite...

    Përgjigju
    • Adriatik: 12/06/2018 21:12

      Pak me i duruar more Tutu. Edhe kur na behet nje gje e mire fjalen e keqe e kemi ne maje te gjuhes. Tani ta bejne rrugen apo ta lene te degradoje me keq? Si thua ti?Njerezit torturohen ne trafik edhe ne vende me te fuqishme. Une jetoj ne Toronto, Kanada. Arteri kryesor eshte Autostrada 401.Kur dalim nga puna midis ores 5-7 mbasdite eshte te mallkosh veten nga trafiku. Ka dhe nje autostrade tjeter 407 e cila eshte me pagese por atje nuk na i mban kurrizi. Prandaj me shume durim dhe kur behet nje e emire publike duhet te jemi te kenaqur dhe jo te vjellim helmin. Pershendetje.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi mbërrin në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL-së, takohet me Silva Cakën

Kryemadhi mbërrin në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL-së, takohet me Silva Cakën