POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Rama shkon i veshur ushtarak në Panair/ Debati me qytetarin: Ç'do ti këtu, të vijë vajza vetë për punë!?

Kryeministri Edi Rama është shfaqur sot me një xhaketë xhins me lara të kamuflazhit ushtarak në Panairin Kombëtar të Punës, të zhvilluar sot në Sheshin Skënderbej në Tiranë me rastin e 1 majit.

Rama vizitoi disa stenda, kur papritmas një qytetar iu afrua dhe debatoi me të.

Qytetari: Kam vajzën, di anglisht, frëngjisht, ka mbaruar shkencore, edhe rri në shpi, mban fëmijën e vogël.

Rama: Ç’do t’i këtu? Ku e ke gocën? Të vijë goca të këkrkojë punë, mbaja ti kalamajtë, ti je gjyshi...

Kryeministri vijoi më tej me taki,met e tij në stendat e disa bizneseve.

Rama: Keni nevojë për punonjës?

Subjekti: Mbi 50, menaxherë, shitës.

Rama: Edhe menaxherë, keni kërkesa?

Subjekti: Vijnë çdo ditë, kemi pritje.

Rama: Sa është paga për menaxherët kryesorë?

Subjekti: Minimalja 30.000, për kryesorët mbi 50.000.

Edi Rama sot në Panairin e Punës në Tiranë 

Ora 12:00
‘O legen na gjej punë’/Rama ironi me komentuesit e Facebook-ut: Rrinë në kafe me lekët e babit

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar Panairin e Punës në sheshin “Skënderbej”, për të ironizuar ata që e fyejnë në rrjetet sociale.  

Rama tha se punë ka, por një pjesë e mirë e të papunëve nuk kërkojnë të punësohen, por sipas tij rrinë në kafe me paratë e babit dhe mamit, ose Facebook dhe i kërkojnë kryeministrit punë. 

“Jemi në një situatë ku çelja e vendeve të punës është reale, por duhet të luftojmë të gjithë së bashku me një psikologji të rëndë të trashëguar me mirë me një punë shteti, në kafe me lekët e mamit dhe babit dhe pastaj Facebook i shkruajnë kryeministrit “o legen na gjej punë””.

Edi Rama, Kryeministër

s.k./er.k.
Komento

Komente

  • Demi: 02/05/2018 11:45

    DO ISHTE ME MIRE TI THOJE OLEGEN JEP URDHER DHE FUT TAHIRIN NE BURG

    Përgjigju
  • Kosovar: 02/05/2018 02:07

    Me kete veshje qe perdor rama na KUJTON kriminelet Serb mladic dhe milloshevic

    Përgjigju