Rama shtrëngon duart me Presidentin e SHBA, Donald Trump

Kryeministri Edi Rama ka takuar Presidentin e SHBA, Donald Trump gjatë Samitit të NATO-s që po zhvillohet në Bruksel. Shefi i qeverisë shqiptare e ka postuar foton në profilin e tij të “Facebook”, ku shkruan “Foto e Ditës”.  Ndërsa ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, referuar takimit Rama-Trump, shkruan në Facebook;

Në seancën e sotme plenare të Samitit të NATO, Presidenti Trump përshëndeti posaçërisht Kryeministrin e Shqipërisë për fjalën e tij në darkën e mbrëmshme të liderëve të Aleancës

Olta Xhaçka

Kryeministri Rama gjatë qëndrimit në Bruksel ka zhvilluar takime edhe kancelaren Merkel dhe homologë të tjerë. Në Samitin e NATO-s që po zhvillohet në Bruksel po diskutohet për sigurinë. Të pranishëm në takim janë të gjitha vendet anëtare të NATO-s, ndërsa pjesë e Aleancës pritet që të bëhet edhe Maqedonia, pas zgjidhjes së cështjes së emrit me Greqinë.


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:50
Del video, Rama bisedë me Trump dhe Pompeo në samitin e NATO-s

Pas fotos që u komentua gjerësisht në Shqipëri, Rama ka postuar  një video në Insta-Story, ku duket teksa bisedon “tête-à-tête “ (kokë më kokë) me presidentin amerikan, Donald Trump dhe sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.

Në pamje shihet Rama duke i folur Trump, teksa ky i fundit dhe Pompeo janë duke dëgjuar. Me dy flamujt, atë shqiptar dhe atë amerikan që shoqërojnë videon, takimi duket se ka dhënë sinjale pozitive për bashkëpunimin Shqipëri-SHBA.



Kryeministri Edi Rama në Samitin e NATO-s duke diskutuar me presidentin Amerikan, Donald Trump dhe Sekretarin e shtetit Mike Pompeo

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Samiu: 05/12/2020 06:27

    Dordoleci i Ballkanit. Keshtu meritojne te quhen keto foto. Meqe Trump e Pompeo me enturazhin e tyre ne Tirane, pra znj. Kiu Liu, zgjodhen te veteofruarin Rama per sherbime politike pacavure, si puna e skemave idiote me qerosa iraniane. Sot te identifikohesh me Trump jo thjesht eshte humbje kohe por edhe tregues i imoralitetit dhe degradimit te rende. Sidomos kur behet fjale per ndonje lider shteti. Ne skemi per fat. Ato qe kane zene karrihet jane te gjithe fekale.

    Përgjigju
  • Syrjahu: 13/07/2018 01:33

    Ta di Tramp qe ky person qe qendron perpara tij e ka share dhe poshteruar para zgjedhjeve Z Tramp do ta beshtynte ne Surat kieministrin tone

    Përgjigju
  • Dylberi: 13/07/2018 01:01

    TA DINTE TRAMPI QE RAMA FOLI AQ NDYRE KUNDRA TRAMPIT . TRAMPI DO TJA KISHTE GODITUR RAMEN ME SHPULLE NE FAQE. FYTYRA HIPOKRITE E RAMES DUHET TE JETE NJE MESIM PER POPULLIN KU TA RREFLEKTOJE NE VOTIME STOP VOTE PER RAMEN DHE PARTINE E TIJE

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 12/07/2018 18:25

    Po burrke shteti bre. Jo lapangjoz si Basha qe perdredh bythkat si ato put*nkat.

    Përgjigju
    • Babalja: 12/07/2018 21:51

      Ai legeni Basha paguan hala lek qe tja uli imazhin Shqiperise. Ne asnje shtet te botes ndodhin keto budalleqe(tradhti) jemi unikat ne bote me ket opozite

  • Ami: 12/07/2018 16:48

    Te lumt o vella se ti po i del Shqipnis per zot E ul koken kur behet fjal per atdheun dhe e ngre zerin kur duan te na poshtin sejemi te varfer dhe kete varferi e kemi nga Sal qeni qe shkatroi gjithcka ne kete tok se nuk jan pak jan 27 vjet

    Përgjigju
  • sapa: 12/07/2018 16:03

    Harrove o Ram legeni qe e shave Trumpin para se te fitonte zgjedhjet?kujtoje se nuk do fitonte.Largpames i madh!

    Përgjigju
    • O debil: 12/07/2018 21:49

      E po pastaj qe e shavi? Jane ku jane sot dhe shtrengojn duart e njeri-tjetrit, Rama eshte superior ndaj Trumpit, Rama foli kunder Trumpit dhe ko anasjelltas! Prandaj qe komenti yt esht pa sens kuptimi. Menje kalamoni arsyeton ne ket menyre.

  • Mala: 12/07/2018 14:20

    Trump e ka shtetin e fuqishem,Rama e ka mendjen e mprehte, te fuqishme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kosova hap drejt anëtarësimit në KiE, eksperti i sigurisë: Serbia mund të përshkallëzojë situatën, grupet kriminale po përgatiten për sulm në veri

Kosova hap drejt anëtarësimit në KiE, eksperti i sigurisë: Serbia mund të përshkallëzojë situatën, grupet kriminale po përgatiten për sulm në veri