POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Rama takim me Kryeparlamentarin kroat në Zagreb: Bashkëndamë kënaqësinë e miqësisë tradicionale mes dy vendeve

Kryeministri Edi Rama në takim me Kryeparlamentarin Kroat, Gordan Jandrokviç

Kryeministri, Edi Rama ndodhet për një vizitë në Zagreb, për samitin dy ditor të Iniciativës së Europës Qendrore, ku ka patur një takim me kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandrokviç.  Kreu i qeverisë e ka njoftuar vizitën e tij, përmes një statusi në faqen e tij në Facebook ku tregon që në fokus të këtij takimi kanë qenë rritja e bashkëpunimit dhe miqësia tradicionale mes dy vendeve.

Gjithashtu, në  këtë takim ka marrë pjesë edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

“Zagreb, një takim miqësor me kryetarin e Parlamentit kroat Gordan Jandroković, me të cilin bashkëndamë kënaqësinë për miqësinë tradicionale mes dy vendeve”, shprehet kreu i qeverisë Edi Rama në facebook.

 

b.xh./r.k.
Komento