Rama u jep lajmin qytetarëve: 13 shërbime të reja në 'e-albania', jo korrupsion e radhë të kota

Rama u jep lajmin qytetarëve: 13 shërbime të reja në 'e-albania', jo korrupsion e radhë të kota

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar të gjithë qytetarët se janë krijuar 13 shërbime të reja elektronike me pagesë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në portalin 3-Albania.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama shkruan se vazhdon lehtësimi i shërbimeve dhe ulja sistematike e ndërveprimeve direke me administratën. Sipas tij, kjo redukton mundësitë për korrupsion, radhët e kota dhe humbjet e kohës.

"Çdo ditë një hap në rrugën për ‘SHQIPERINE QE DUAM’. Vazhdojmë lehtësimin e shërbimeve dhe uljen sistematike të ndërveprimeve direkte me administratën, duke reduktuar vijimësisht mundësitë për korrupsion, radhat e kota dhe humbjet e kohës.

Sapo u publikuan në portalin e-Albania 13 shërbime të reja elektronike me pagesë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Nëpërmjet këtyre shërbimeve, bizneset mund të paguajnë direkt nga vendi i punës, shtëpia apo celulari, një sërë detyrimesh tatimore:

1. Tatim mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël

2. Tatim i Lojërave të Fatit

3. Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi

4. Tatim i Mbajtur në Burim

5. Tatim mbi Vlerën e Shtuar

6. Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin

7. Tatim Fitimi

8. Tatim mbi të Ardhurat Personale

9. Taksat Kombëtare

10. Tarifat Kombëtare

11. Renta minerare

12. Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore

13. Detyrime globale/Penalitetet

Puna vazhdon, përditë dhe rezultatet do të ndjehen hap pas hapi në të gjitha shërbimet e administratës për qytetarin dhe biznesin"

Edi Rama, kryeministri i vendit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 13/04/2018 14:06

    O ekonomise viktima Rama genjen portali I rames ne e-albania eshte I pa perdorshem ose I pa aksesushem

    Përgjigju
  • Ekonomisti: 13/04/2018 13:28

    Kot lodhesh o Rame me keto lajme, ky popull kenaqet vetem nese shkon ne kafe dhe u shperndan tufa me lek, perndryshe per keta s'ke bere asgje.

    Përgjigju
  • Xhemal Kazanxhiu: 13/04/2018 13:16

    E-Albania eshte website koti e kam provuar te fut ne disa kanale qe ngecesh dhe nuk jep zgjidhje dhe kerkon informacione qe 90/100 e shqipetareve nuk I kane si email VAZHDOJNE MASHTRIMET E RAMES

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Të ishte sulm ndaj meje nuk do kisha reaguar', Rama për Report Tv: Kur sulmohet Shqipëria, e pamundur të mos reagoj

'Të ishte sulm ndaj meje nuk do kisha reaguar', Rama për Report Tv: Kur sulmohet Shqipëria, e pamundur të mos reagoj