Rama: Propozimin e PD-së për Vetting-un në politikë do e çojmë në Komisionin e Venecias

Rama: Propozimin e PD-së për Vetting-un në politikë do e çojmë në Komisionin e Venecias

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë publikisht për propozimin e Partisë Demokratike për një Vetting në Politikë. Në një bisedë me gazetaren Eni Vasili në Open në Top Channel, Rama ka thënë se ky propozim do dërgohet për shqyrtim në Komisionin e Venecias.

“Siç është do ta fusim në qese, gurin që kanë hedhur në lumë, do ta çojmë në Komisionin e Venecias, aty ka dhe lumë, dhe do ta shikojnë. Nëse Komisioni thotë që kjo është në përputhje me Vettingun, do ta votojmë, nëse Komisioni i Venecias thotë “ej po atë gurin që hodhët aty pse e hodhët edhe këtu”, do t’i themi “e kuptoni sa artist është Luli?“,-ka thënë Rama.

Më tej, Kryeministri tha se nuk i trembet këtij procesi dhe se mund të nisë nga Rama i pari dhe pasuria e tij. 

“Do isha i lumtur sikur të hapeshin të gjitha librat e pasurive dhe shpenzimeve të politikanëve, të familjarëve dhe krushqve të tyre. Të gjitha. Të merreshin të gjitha shpenzimet e udhëtimeve, hotelet, shpenzimet që kanë bërë, lindjet, martesat, sëmundjet. Dhe të zbardheshin të gjitha burimet e të ardhurave që kanë buruar pasuri me shpenzime të larta. Të zbardheshin të gjitha. Do isha i lumtur. Jam i interesuar që të niste nga sarajet e mia”, u shpreh Rama.

2 javë më parë Partia Demokratike dhe kryetari Lulzim Basha shpallën propozimin për një Vetting në politikë. Në propozimin e Partisë Demokratike, parashikohet një proces Vetting-u në politikë, për të gjetur lidhjet e tyre me krimin, por jo kontroll pasurisë së politikanëve dhe familjarëve të tyre. Është kjo pika që ka hapur kundërshti me mazhorancën. Kryeministri Edi Rama, ka kërkuar që procesi i Vetting-ut në politikë, nëse do të kryhet, duhet të përfshijë në një skaner të plotë, politikanët dhe pasurinë e familjarëve të tyre, përveç lidhjeve me krimin.

PD ka dorëzuar 2 ditë më parë amendamentet në Kuvend për këtë projektligj. Në përgjigjen që kanë dhënë socialistët, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka thënë se ky proces nuk mund të zhvillohet në kohën që po zhvillohet Reforma në Drejtësi, pasi duhet të përfundojë Vetting-u në Drejtësi që më pas të bëhet edhe Vettingu në politikë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Posht Fashizmi: 14/09/2018 08:55

    Te dy palet e politikes jane e njejta molle e kalbur, PD to te konceptoje nje Ligj Veting i cili ne rradhe te pare do te mbroje sa te mundet Mekatet e Berishes, Metes ,Mones Bashes etc etc, se ndryshe PD ben HARAKIRI dhe nuk mund Te sharoje DEGEN ku eshte ULUR, Krahu i Qeverise me te shndritshmin RAMA nuk thote qe do ta shqyrtoje ligjin ne parlament do te beje ndryshimet qe mund te reflektojne VULLNETIN E SHUMICES se popullit shqiptar qe do PASTRIMIN E POLITIKES, por thote :"COJENI NE VENECIA DHE NE DO TA MIRATOJME" a thua se VENECIA do te percaktoje se sa efektiv dhe transformist do te jete ligji dhe se sa thelle do te preke ai shoqerine SHQIPTARE, VENECIA thjesht do te thote a e prek apo jo kushtetuten , dhe a cenon apo jo te drejtat e njeriut ;KAQ DO TE THOTE, po nuk do te meret fare me efikasitetin e ligjit dhe nese do ti beje mire shqiperise apo JO.KETU PS po ben lojen me te ndyre bashke m,e PD,duket sheshit qe keta te dy jane marre vesh per kete ceshtje dhe do te bejn kurban ndonje vogelush te babezitur te politikes, si ato pulat qe i rrisin per majmeri dhe pastaj i therrin per mish, DHE ELITA KORRUPTIVE NUK DO TE PREKET

    Përgjigju
  • Zydiu: 14/09/2018 00:04

    Eshte propozimi I pare ME ME VEND DHE I PRANUSHEM NGA POPULLI PS N Q S NUK PRANON ESHTE VERTETE BANDE KRIMINELRSH N Q S PS PRAP NUK PRANON PER VETTINGUN E POLITIKANEVE PD DUHET TE BEJE THIRRJE PER REFERENDUM KJO ESHTE ZGJIDHJE

    Përgjigju
    • bledi 1: 14/09/2018 08:14

      oooo nari avash se je i PD jo i PS se ta priska shkurt

  • redi: 13/09/2018 22:42

    Propozimi i PD eshte me te vertete i duhur, dhe miratimi pa ekuivok i PS dhe personalisht i Rames duke shtuar dhe familjaret ( ku eshte pjesa kryesire qe fsheh padurute e korrupsionit) eshte ajo qe kerkon populli . Por bese mendon politika , pra Vasha dhe komiket e rrethojne se vetingun e ben politika kjo eshte nje kpmedi qe luhet ne syte e shqiptareve . Bota demokratike ka gjygjsorin qe jep vendime , pra dhe per vetngun e politikaneve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kavajë, goditi bashkëshorten me automjet në 2022, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Kavajë, goditi bashkëshorten me automjet në 2022, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)