Rama zbulon shifrat: Ja sa do të rriten pagat për mësuesit, infermierët dhe ushtarakët

TIRANE-Kryeministri Rama ka deklaruar nga mbledhja e Këshillit Ekonomik Kombëtar se buxheti i vitit 2019 do të jetë më i madhi, ndërsa ka shpalosur edhe objektivat e qeverisë duke nisur nga rritja e pagave. Shefi i qeverisë u shpreh se nga data 1 prill e vitit të ardhshëm do të rriten pagat për mësuesit 7%, infermierët 10% dhe ushtarakët 5-7%.

Buxheti i 2019 është i gjashti që do aprovohet me propozim të qeverisë socialiste, kujtoj se në buxhetin e parë kishim detyrimin të përballeshim me shlyerjen e një stoku të konsiderueshëm borxhi të papaguar të qeverisë së mëparshme dhe kërcënimin e një kolapsi. Ky do të jetë buxheti më i madh. Këtë vit do të hyjë për herë të parë ceku i bebes. Dua të sqaroj edhe njëherë nëse janë binjakë apo trinjakë.

Për të gjitha rastet e binjakëve të dy marrin si të dytë dhe trinjakët si të tretë. Kështu që me jetë të gjatë dhe forca. Do të bëjmë edhe një rritje tjetër duke nisur nga 1 prilli, të gjitha kategoritë, qëllon një ditë përrallash, por për ne ka qëlluar që kemi pasur disa zhvillime pozitive, kështu ka qenë për rritjen e pagave për mjekët, infermierët, mësuesit dhe ushtarakët.  Në shëndetësi do të kemi rritjen më të lartë, 10% për 13765 infermierë, 35 mijë arsimtarë do të përfitojnë rrije 7% dhe 6800 ushtarakë do të përfitojnë rritje 5-7 %.   

Buxheti i ri do të mbështesë një numër politikash të reja. Ka një hap për financimin e projektit të diasporës. Presim avancimin me kodin zgjedhor për sanksionimin e votës së emigrantëve. Investimet në infrastrukturë janë gjysmë miliard, rrugë kombëtare, ujësjellësa dhe rehabilitimin e rrjetit. Rindërtim të të gjithë rrjetit të qendrave shëndetësore, që do të jenë 100 për vitin tjetër dhe projekte të reja për spitale.

Edi Rama

Rama përllogariti se sa para do të riorientohen në ekonominë e konsumit pas mbylljes së basteve. “Rreth 700 milionë euro nga zullumet e basteve do të shkojnë në konsum”.  Rama pati një parashikim optimist edhe për borxhin publik për vitin e ardhshëm, për të cilin tha se do të ulej më shumë se sa 2 %. “Parashikimi është të shkojë në 65.3%”. Të pranishëm në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar ku kryeministri prezantoi disa nga pikat dhe objektivat e buxhetit të ri ishin ministrat e Ekonomisë dhe Sipërmarrjes, por edhe Guvernatori Sejko dhe drejtues të tjerë të institucioneve financiare në vend.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 16/11/2018 18:04

    Prap ushtaraket me fund hajde qeveri hajde As dhe nje vote nuk do merrni dhe kete do e verifikoi koha

    Përgjigju
  • ilo: 17/10/2018 21:09

    po me cfare duke mbyllur Bastet sportive duke i hequr buxhetit 40milione euro dhe po kaq familjeve shqiptare.mendoje mire se ata qe ta kne keshilluar nuk u plas per ty madje edhe ne diskutime ne studio televisive po thone qe eshte pergjegjesia personale e juaja Kryeminister

    Përgjigju
  • Jola: 17/10/2018 20:00

    Po si nuk permende nje here profesorat? Po ketyre kur do tu a risesh rogen?

    Përgjigju
  • Tani: 17/10/2018 18:43

    Hahaahah po me 1 prill diten e rrenave bukur i lezetshem Je me rrejt tani ste beso kush me then dhe te verteten se der tani vec rrejt ke je ba ma qesharak se lul bash ja ke kalu atij me kilometra

    Përgjigju
  • Shpifsi: 17/10/2018 17:59

    HAJDE Z RAMA FUTU NE SHOQATEN TONE TE SHPIFSAVE DHE MASHTRUESVE E NISE ME 100 euro ne muaj PER SHQIPETARET DHE DO TA MBYLLESH PO ME 100 euro PER SHQIPETARET

    Përgjigju
  • Popui: 17/10/2018 17:48

    Prap ushtaraket me fund ,c'behet keshtu apo pandehn se do u mbeshtesin kete radhe me zgjedhje kurre me se jeni tallur sic ju ka dashte qejfi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund