Ranieri rikthehet në 'Premier League', Paris SG rrezikon të përjashtohet nga Champions League

Ranieri rikthehet në 'Premier League', Paris SG rrezikon të përjashtohet nga Champions League

Claudio Raineri

Claudio Ranieri është emëruar sot si trajneri i ri i skuadrës së Fulham në Angli. Londinezët i besuan italianit pas shkarkimit të Slavisa Jakanovic i cili edhe pse shpenzoi 100 mln euro në merkaton e verës grumbulloi vetëm 5 pikë në 12 javë kampionat, duke bërë që skuadra të renditet e fundit.

Një rikthim jo me pak bujë ky për Ranierin që në sezonin 2015-2016 u shpall kampion me skuadrën e Leicester. Gjatë prezantimit të Fulham italiani u shpreh: “Është nder për mua të pranoj ftesën dhe këtë mundësi që më jep presidenti për të drejtuar këtë klub fantastik me traditë dhe histori. Mbijetesa nuk duhet të jetë kurrë objketiv për Fulhamin.”

Ndërkohë në Spanjë ka bërë jo pak bujë kontrata e re e Solarit me klubin e Real Madrid, që i besoi argjentinasit pankinën për tre vitet e ardhshme. Ka jo pak nga ata që ndrejnë dyshime për teknikun e ri me në krye Maradonën. “Il Pibe de Oro” për “Marcën” është shprehur: “Solari dhe ndihmësit e tij nuk kanë shpatulla për të mbajtur presionin e Real madrid, nuk mendoj se do të zgjasin shumë”.

Në Francë ndërkohë po rriten dita ditës dyshimet se Paris SG do të dënohet nga UEFA për shkak të shkeljeve të rregullave të “Fair Play Financiar”.

Klubi rrezikon të përjashtohet nga të gjithë kompeticionet e Europës për shkak se dyshohet se ka nënshkruar kontrata të rreme sponsporizimi me shtetin e Katarit. Sipas “L’Equipe” këto kontrata kanë sjellë përfitime me shifra të fryra, ç’ka i ka dhënën mundësi klubit të mbushë gropat financiare.

Për këtë arsye UEFA ka hapur një hetim ku së bashku me Paris SG rrezikon edhe Manchester City që gjithashtu dyshohet për shkelje të rregullave të “Fair Play-t Financiar”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhja e kryetarit në Himarë, nis me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak në Vlorë! Banorët thirrje greqisht kundër Tavos dhe Klosit

Zgjedhja e kryetarit në Himarë, nis me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak në Vlorë! Banorët thirrje greqisht kundër Tavos dhe Klosit