Raporti: Godina e teatrit rrezikon jetën e artistëve dhe qytetarëve

Ministria e Kulturës ka ngritur një grup pune për të analizuar raportin e kryer nga Instituti i Ndërtimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për godinën e teatrit kombëtar, ku theksohet se vecc kushteve, godina e teatrit rrezikon jeten e artistëve por edhe të qytetarëve që e frekuentojnë. Po të njëjtat burime saktësuan se në fund, grupi punës do të jap edhe verdiktin nëse teatri do të vijoj të jetë funksional apo do të vlerësojë nëse godina duhet mbyllur për të mos rrezikuar jetë njerëzish.

Raporti që mban datën në 23 mars 2018 thotë se nga inspektimi i situatës së godinës situata paraqitet shumë problematike. Raporti thotë se vihen re përkulje dhe dëmtime në disa zona të soletës. Ambientet nuk ofrojnë kushte optimale jo vetëm për stafin, por edhe për qytetarët, të cilët e frekuentojnë shpesh atë. Inxhinierët dhe arkitektët dalin në përfundimin se “riparimi i objektit dhe sjellja në kushtet teknike të sotme, përbën një vështirësi. Ajo kërkon kosto të larta disa herë më tepër se kostoja minimale fiskale dhe një ndërhyrje rrënjësore në 90% të objektit. Kërkon ndërhyrje në themele, në strukturën mbajtëse të objektit, në çatinë e objektit, si dhe në soletat e ndërkateve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Me Kryemadhin po luajnë teatër’, Beqiri: Kësaj i thotë kërcen prifti nga belaja! Meta të bëhet i penduari i drejtësisë për të treguar aferat

‘Me Kryemadhin po luajnë teatër’, Beqiri: Kësaj i thotë kërcen prifti nga belaja! Meta të bëhet i penduari i drejtësisë për të treguar aferat