Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria e fundit në rajon për investimet e huaja

Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria e fundit në rajon për investimet e huaja

foto ilustruese

Vendet e Europës dhe Azisë Qendrorë të grupuara në Rajonin ECA në dekadat e fundit kanë evoluar duke zgjeruar infrastrukturën që shërben në zgjerimin e tregtisë, por një studim i fundit i Bankës Botërore që u publikua sot tregon se disa vende kanë shënuar përparim më të ulët.

Studimi vëren se përgjithësisht vendet e Ballkanit Perëndimor janë më dobët në lidhjet që rrisnin tregtinë dhe vlerat në Rajonin e ECA, por Shqipëria shihet të ketë renditje edhe me dobët se Rajoni.“Multidimensional Connectivity indexes”  i dha pikë poshtë nivelin mesatar Shqipërisë duke e renditur keq në lidhjet me Europën dhe Azinë.

Banka Botërore e renditi Shqipërinë në vendin e 78 në botë, të përfshira, në indeksin e Lidhjes Shumëdimecionale. Ky vlerësim e vë atë të fundit në rajon dhe ndër të fundit në Europë, duke lënë pas vetëm shtete të tilla si Moldavia, Gjeorgjia, Taxhikistan, Azerbaxhan. Vendet e tjera të Rajonit, Bosnja, Maqedonia kanë renditje pak më të mirë (përkatësisht 68 dhe 77).

Vendin e parë në botë në këtë indeks e kanë Shtetet e Bashkuara, të ndjekura nga Gjermania dhe Kina. Për nivelin e investimeve të huaja direkte, Shqipëria u rendit në vendin e 87, sërish ndër të fundit në Europë. Maqedonia ishte e 74 dhe Bosnja në vendin e 77.
Në Indeksin e lidhshmërisë më të tjerët, Shqipëria u pozicionua keq në aspektin tregtar në vendin e 80, në atë të emigracionit në vendin e 76 dhe në lidhjet me linja ajrore në vendin e 75.

Por Banka Botërore vëren se ka ende mundësi të larta për të maksimizuar ekspozimin ndaj rrjedhave ndërkombëtare të mallrave, njohurive dhe aftësive. Indeksi i lidhjeve shumëdimensionalë sugjeron se vendet nuk duhet të mbështeten në një ose dy lloj lidhjesh, përkundrazi, ata duhet të zhvillojnë një shumëllojshmëri të gjerë lidhjesh reciproke me njëra-tjetrën, duke përfshirë edhe migracionin.

Për shembull emigrantët e rikthyer në Argjentinë ringritën industrinë e verës duke shfrytëzuar përvojën jashtë vendit të tyre. Gjithashtu lehtësimi i tregtisë së shërbimeve dhe heqja e pengesave për tregtinë e produkteve do të lehtësonte transaksionet ndërkombëtare.

Përmirësime të tjera në klimën e brendshme të biznesit mund ta bëjnë një ekonomi më të hapur me botën e jashtme. Politikat e brendshme të secilit shtet, duke përmirësuar klimën e biznesit, shërbimet në përgjithësi dhe duke zhvilluar institucionet vendase sidomos ato të financave, bëjnë lidhjet me jashtë me fleksibël./Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Lëshonin fatura fiktive, Prokuroria e Tiranës kërkon arrest në burg për dy persona! I shkaktuan dëm shtetit 1 mln euro (EMRAT)

Lëshonin fatura fiktive, Prokuroria e Tiranës kërkon arrest në burg për dy persona! I shkaktuan dëm shtetit 1 mln euro (EMRAT)