POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Raporti i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve: 94 punonjës të medias janë vrarë në vitin 2018

Jamal Khashoggi

Numri i gazetarëve të vravrë për vitin 2018. Shifrat i ka publikuar vetë Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve me anë një raporti të publikuar më 31 dhjetor, thuhet se 94 gazetarë dhe punonjësve të mediave kanë humbur jetën nga vrasje e shënjestruara, sulmet me bomba dhe konfliktet e ndryshme, gjatë vitit 2018.

Ky numër shënon një rritje nga viti 2017 ku ishin raportuar 82 vrasje të gazetarëve, njoftoi organizata me seli në Bruksel. Vendi më vdekjeprurës në vitin 2018 ishte Afganistani, ku ndodhën 16 vrasje, pasuar nga Meksika më 11, Jemeni me 9 dhe Siria me 8.

“Gazetarët janë të shënjestruar sepse ata janë dëshmitarë”, i tha agjencisë AP, kreu i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, Philippe Leruth.

“Kur një gazetar apo shumë gazetarë vriten në një vend, si rezultat, ju shihni një rritje të vetë-censurës”, tha Leruth. Numri i gazetarëve të vrarë këtë vit është më i larti që nga viti 2012 kur 121 persona që punonin në media u vranë.

Që nga viti 1990 kur Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve filloi të mbledhë statistikat, viti me më së shumti vrasje të punonjësve të mediave ishte 2006, ku u raportuan 155 vrasje.

Vrasja me profilin më të lartë gjatë vitit 2018 ishte ajo e gazetarit saudit njëherësh kolumnist në “Uashington Post”, Jamal Khashoggi.

Ai kishte leje qëndrim të Shteteve të Bashkuara. Khashoggi, një kritik i princit të kurorës Muhammed bin Salman, u vra nga një ekip agjentësh sauditë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor. Arabia Saudite ka mohuar njoftimet se princi i kurorës ishte i lidhur me vrasjen që shkaktoi dënime globale.

"Jamal Khashoggi ishte një figurë shumë e njohur, por ju e dini, statistika më tronditëse është se 9 nga 10 vrasjet e gazetarëve mbeten të pandëshkuara në botë", tha Leruth.

Grupi i të drejtave të medias Reporterët pa Kufij (RSF) më 18 dhjetor tha se 2018 ishte një vit i armiqësisë së "paprecedent" ndaj gazetarëve në mbarë botën.

Raporti i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve përforcon gjetjet e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), i cili tha në tetor se 324 gazetarë gjatë dekadës së fundit janë "heshtur nëpërmjet vrasjeve në mbarë botën" dhe se asnjë autor nuk është dënuar në më shumë se 85 për qind të atyre raste.

ke.mu.
Komento