Raporti i INSTAT: Gjysmën e prodhimit vendas e realizojnë 1.2% e ndërmarrjeve

Raporti i INSTAT: Gjysmën e prodhimit vendas e realizojnë 1.2% e ndërmarrjeve

Foto ilustruese

Instituti i Statistikave ka raportuar se numri i ndërmarrjeve aktive për vitin 2017 u ul me 0,8 %. Në uljen e numrit të ndërmarrjeve aktive, prodhuesit e shërbimeve dhe të mirave kontribuan negativisht me 0,6 pikë përqindje dhe 0,2 pikë përqindje. Ndërkohë, në prodhuesit e të mirave, numri i ndërmarrje ka pësuar rënie me 1,3 % krahasuar me vitin 2016, ndërsa treguesit e tjerë kanë shënuar rritje; numri i të punësuarve me 5,9 %, shitjet neto me 7,7 % dhe investimet me 1,0 %. Sektori me numrin më të madh të ndërmarrjeve është ai i tregtisë (41,4 %) i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera (20,8 %) dhe sektori i akomodimit dhe restoranteve (18,2 %). Gjatë 2017, sektori i industrisë nxjerrëse pati numrin më të vogël të ndërmarrjeve aktive të cilat zunë 0,5 % të ndërmarrjeve aktive gjithsej. Në vitin 2017, operuan 107.671 ndërmarrje aktive, duke u ulur me 0,8 %, krahasuar me vitin 2016, ndërsa numri gjithsej i të punësuarve u rrit me 4,9 %.

Treguesit kryesorë
Bazuar në rezultatet paraprake të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve, kontributin më të madh në rritjen prej 7,9 % të shitjeve neto e dhanë prodhuesit e shërbimeve me +5,3 pikë përqindje, të ndjekur nga prodhuesit e të mirave me +2,6 pikë përqindje. Gjatë vitit 2017, sektori i tregtisë zë peshën më të lartë të shitjeve neto me 46,8 %, i ndjekur nga sektori i ndërtimit me 12,0 %. Sektorët me peshën më të vogël janë sektori i akomodimit dhe restoranteve (2,5 %) dhe sektori i industrisë nxjerrëse (3,4 %).

Madhësia e ndërmarrjeve
Gjatë 2017, nga vrojtimi rezulton se ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar japin kontributin kryesor në ekonomi dhe realizuan 46,5 % të shitjeve neto, 41,5 % të të punësuarve gjithsej dhe 70,1 % të investimeve, por përbëjnë vetëm 1,2 % të ndërmarrjeve aktive. Gjatë vitit 2017, ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar zunë 5,0 % të ndërmarrjeve prodhuese të të mirave dhe realizuan 65,3 % të shitjeve neto. Numri i të punësuarve në këtë grup zuri 63,3 % të të punësuarve në prodhuesit e të mirave, ndërsa investimet arritën vlerën 134 miliardë lekë dhe përbënë 83,4 % të investimeve. Ndërmarrjet në grupin me 1-4 të punësuar përfaqësuan 70,1 % të ndërmarrjeve të prodhuesve të të mirave gjatë 2017 dhe punësuan 9,8 % të të punësuarve. Ky grup ndërmarrjesh realizoi 6,2 % të shitjeve neto dhe 4,5 % të investimeve për prodhuesit e të mirave.

Shifrat e INSTAT

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet