Raporti/ Komisioni Europian vlerëson ekonominë shqiptare: U ul papunësia, problem të ardhurat

Raporti/ Komisioni Europian vlerëson ekonominë shqiptare: U ul papunësia, problem të ardhurat

Foto ilustruese

Komisioni Europian ka publikuar së fundmi Raportin e mbi zhvillimet ekonomike të vendeve kandidate dhe potenciale në tremujorin e parë të 2018-s. Në përgjithësi raporti vlerëson positivisht ecurinë e ekonomisë, investimet e huaja, uljen e papunësisë, reduktimin e kredisë me probleme. Ecuria më negative, referuar raportit, ishte e të ardhurave buxhetore, shkruan Monitor.

Totali i të ardhurave u rrit me 2% në tremujorin e parë të 2018-s, shumë më poshtë rritjes së të ardhurave të buxhetuara për periudhën (6.4%).  Të vetme kategori të ardhurash që performuan më mirë se sa ishin buxhetuar, ishin kontributet e sigurimeve shoqërore.

Borxhi publik (përfshirë grantet) u ul me 0.2% në tremujorin e parë. Niveli i borxhit ishte  69% e PBB-së në fund të marsit,nga 70.1% që ishte në fund të 2017-s.

Forcimi i lekut dhe politik monetare
Forcimi i monedhës vendase lekut përkundrejt euros u përshpejtua në Prill dhe veçanërisht në maj. Nga fund i muajit prill dhe 5 qershorit, vlera e lekut u riit me 3.7% kundrejy euros, duke u rëmbyer në raportin e 124 lekëve për uero. Kjo bëri që Banka e Shqipërisë në 6 qershor të  të lehtësojë më tej politikën e saj monetare dhe që të ndërhyrjë direkt në tregun e këmbimit valutor. Banka Qendore ishte veçanërisht e shqetësuar se kursi i këmbimit do të ushtronte presion në inflacion dhe se kjo do të ngadalësonte vendosjen e tij në objektin prej 3%.

Norma bazë e interesit u ul me 25 pikë përqindje duke shënuar një rekord të ri të ulët prej 1.00%. Banka e Shqipërisë pret se norma bazë e interesit nuk do të rritet përpata tremujorit të dytë të 2019-s.

Tregu i punës
Tregu i punës reflektoi zhvillimet ekonomike. Në tremujorin e parë punësimi u rrit me 3.5% në krahasim me një vit më parë. Norma e papunësisë preku nivelin prej 13%. Megjithatë papunësi te të rinjtë mbetet ende shumë e lartë, edhe pse ka pësuar rënie prej pikut në 2015-n. Në tremujorin e parë papunësia për grupmoshën 15-29 vjeç ishte 24.5%.

Ekonomia në Ballkanin Perëndimor
Rritja ekonomike vazhdoi në Ballkanin Perëndimor, ku rritja vjetore e PBB-së u llogarit 3.5% në tremujorin e parë 2018-s. Rritja ekonomike u nxit kryesisht nga Serbia, ekonomia më e madhe në rajon. Investimet dhe konsumi vazhduan të mbështesin rritjen në rajon. Deficiti i llogarisë korrente ishte 6%  e PBB-së në fund të marsit, por mbetet sërish ndër më në vitet e fundit. Ekspasioni ekonomik solli krijim të vendeve të reja të punës dhe norma e papunësisë ra në pjesën më të madhe të tyre, por ende vijon të mbetet e lartë në Ballkanin Perëndimor. Pavarësisht progresit në konsolidimin fiskal, niveli i lartë i borxhit publik është burim dobësie për pjesën më të madhe të shteteve. Monitor


PDF/Raporti i KE për ekonominë shqiptare (kliko) që të hapet dokumenti

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë