Raporti, OKB: Ja fatkeqësitë natyrore që i bënë më shumë dëme Shqipërisë

Raporti, OKB: Ja fatkeqësitë natyrore që i bënë më shumë dëme Shqipërisë

Foto ilustruese

Ndër fatkeqësitë natyrore, përmbytjet dhe rrëshqitja e tokës kanë qenë ato që i krijuan dëmet më të mëdha ekonomike Shqipërisë gjatë periudhës 1990-2014, sipas përllogaritjeve të bëra nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Rrezikut nga fatkeqësitë (UNISDR). Gjatë 24 viteve, 38.2% e dëmit ekonomik është krijuar nga përmbytjet dhe 33.5% nga rrëshqitja e tokës dhe 7% janë dëme të krijuara nga përmbytjet e shpejta. Pjesa e mbetur e dëmeve prej rreth 20% ndahet ndërmjet dëmeve që kanë sjellë tërmetet, shtrëngatat, zjarret, stuhitë e borës etj.

Zyra e Kombeve të Bashkuara llogarit që, gjatë periudhës 1990-2014, në Shqipëri janë shkatërruar plotësisht 118 shtëpi dhe janë dëmtuar rëndë rreth 2.000 të tjera dhe janë zhvendosur nga vendbanimet më shumë se 3.600 njerëz. Sipas OKB-së, dëmi ekonomik ka qenë 21 milionë euro, por sipas autoriteteve shqiptare, humbjet nga fatkeqësitë natyrore janë shumë herë më të larta, me 36 milionë euro në një vit kalendarik.

Zyra e Kombeve të Bashkuara llogarit humbjet nga fatkeqësitë natyrore në bazë të disa klasifikimeve. Një fatkeqësi që të konsiderohet e tillë duhet të kenë humbur jetën të paktën 10 persona, mbi 100 persona të tjerë duhet të jenë të rrezikuar seriozisht dhe kur qeveria kombëtare duhet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të bëhet thirrje për ndihmë ndërkombëtare.

Shqipëria, që nga viti 2010, ka pësuar të paktën 4 përmbytje të mëdha. Drejtoria e Emergjencave Civile, në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare, llogarit një kosto prej 35 milionë eurosh në vit, që i krijohet vendit nga fatkeqësitë natyrore të tilla si përmbytjet, tërmetet, zjarret etj. Që nga 2009, ku përmbytjet kanë vijuar me intensitet të lartë, dëmi në total në vlera neto i krijuar deri në fund të 2015-s llogaritet rreth 200 milionë euro.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh