Raporti për 2017, Prokuroria: U rritën procedimet për korrupsion, Vlora qarku më i kriminalizuar

TIRANE - REPORT TV siguron raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme që është dorëzuar në Kuvend. Bazuar te raporti për vitin 2017, ku prokuroria drejtohej nga Adriatik Llalla, pasi Arta Marku e mori detyrën në dy javët e fundit të vitit, procedimet për korrupsion janë rritur me 69.9%, ndërsa gjithsej janë 40911 procedime penale.

39% e procedimeve janë për narkotikët, 11% për korrupsion dhe 24% e procedimeve për krimet kundër personit. Përsa i përket qyteteve, Vlora dhe Gjirokastra janë në krye për kriminalitetin në raport me popullsinë.

Në 2017 numri i procedimeve i regjistruar në Tiranë është 32.63%, në Durrës janë regjistruar 7.70%, Vlorë 7.40%, në Elbasan janë regjistruar 7.23%, në Shkodër, 6.32%. Pra, Vlora dhe Gjirokastra janë qytetet më të kriminalizuara, ndërsa Dibra dhe Elbasani kanë nivelin më të ulët të kriminalizimit.

Pjesa e I e Raportit të Prokurorisë së Përgjithshme ( Kliko ) për dokumentin e plotë

Pjesa e II e Raportit të Prokurorisë së Përgjithshme ( Kliko ) për dokumentin e plotë

Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme
Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2017 ka patur një rritje prej 69,6 % të numrit të procedimeve të regjistruara për veprat penale të korrupsionit, në krahasim me vitin 2016.

Janë ndjekur gjithsej 40 911 procedime penale
39 % narkotikët
24 % krimet kundër personit
11 % korrupsioni

Në vitin 2017 numrin më të madh të procedimeve e ka regjistruar prokuroria;
1.            Tiranë me 32,63 %
2.            Durrës që ka regjistruar 7,70 %
3.            Vlorë 7,40 % të numrit total të procedimeve të regjistruara,
4.            Elbasan që ka regjistruar 7,23 %
5.            Shkodër që ka regjistruar 6,32 %  etj...

Vepra penale me rritje
Rritje prej 40,7 % të numrit të procedimeve të regjistruara për grup veprat e falsifikimit të dokumenteve.
Ka një rritje prej 27 % të numrit të procedimeve të regjistruara për vepra penale që lidhen me pastrimin e produkteve të veprës penale
Mashtrimet me 18 %
Rritje të lehtë prej 0,27 % të numrit të procedimeve të regjistruara për “Vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes”
Vjedhja rritje me 3 %

Vepra penale me ulje
“Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” i Kodit Penal, ka një ulje prej 37,9%. Në vitin 2017 ka një ulje prej 14,8 % të numrit të procedimeve të regjistruara për “Krime kundër jetës të kryera me dashje” 98,6 % e tyre janë meshkuj (nga të cilët 7 % janë të mitur) dhe vetëm 1,4 % janë femra (ndër të cilat nuk rezultojnë të mitura). Ka ulje prej 6,4 % të numrit të procedimeve të regjistruara për krime seksuale


Niveli i kriminalitetit ne qytete, kryeson Vlora

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Sot jepen dy biletat e para të gjysmëfinaleve, titullarët e Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid

Champions League/ Sot jepen dy biletat e para të gjysmëfinaleve, titullarët e Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid