POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Raporti për punësimin/ Rama: Kthesë themelore, sfidë rritja e pagave

Edi Rama

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka komentuar përmes një statusi në faqen e tij në Facebook raportin e publikuar dje nga INSTAT për nivelin e papunësisë. Sipas raportit, në Shqipëri është shënuar niveli më i ulët i papunësisë në nivel historik. Por Rama thotë se nuk ka vend për vetëkënaqësi, pasi përpara janë shumë sfida.

INSTAT nxori dje shifrën e re të papunësise dhe pa pasur as më të voglën vetëkënaqësi, sepse sfida mbetet e jashtëzakonshme e komplekse - duke filluar nga domosdoshmëria për ta ulur më tej papunësine, tek nevoja për të rritur mbrojtjen e punonjësve si edhe objektivi ambicioz që pagat e ulëta të rriten gjithashtu - qëndron sidoqoftë fakti i pamohueshëm që në drejtim të punësimit vazhdon vit pas viti një kthesë themelore drejt një të nesërmeje shumë më të mirë se sa e sotmja.

Edi Rama

Në raportin e publikuar dje nga INSTAT, theksohej se niveli i papunësisë ka zbritur në 12.5% në fund të tremujorit të parë 2018, duke shënuar nivelin më të ulët historik që pas viteve ’90. Ndikimin kryesor e ka dhënë ulja e papunësisë te burrat që ka zbritur me 3 pikë përqindje, ndërsa ajo e grave ka mbetur thuajse e pandryshuar. Rritja e punësimit u nxit kryesisht nga sektori i industrisë dhe i shërbimeve, bën me dije INSTAT.


Raporti i INSTAT i publikuar nga Rama

d.ba.
Komento

Komente

  • Gimi: 12/06/2018 10:39

    Mos na mashtro me se te provuam ju jeni te pabese jeni mashtrues

    Përgjigju