Raporti tronditës i OKB: Nga Siria u zhvendosën 920 mijë persona për 4 muaj

Raporti tronditës i OKB: Nga Siria u zhvendosën 920 mijë persona për 4 muaj

Në foto pasojat e luftës në Siri

Më shumë se 920 000 persona janë zhvendosur në Siri gjatë katër muajve të parë të vitit, një shifër rekord që prej fillimit të konfliktit shtatë vjet më parë, njoftoi sot OKB. “Ne kemi qenë të pranishëm në një zhvendosje masive brenda Sirisë (…) Nga janari në prill ka pasur 920 000 të zhvendosur”, deklaroi Panos Moumtzis, koordinator humanitar i OKB-së për Sirinë, në një konferencë shtypi në Gjenevë.

“Ky është numri më i madh i të zhvendosurve për një periudhë kaq të shkurtër që prej fillimit të konfliktit”, shtoi ai. Në total, 6,2 milionë sirianë kanë lënë shtëpitë e tyre brenda vendit dhe rreth 5,6 milionë vazhdojnë të jenë refugjatë në vendet fqinje, sipas shifrave të OKB-së.

Moumtzis theksoi se të zhvendosurit e rinj ishin detyruar të largohen për shkak të përshkallëzimit të luftimeve në ish-bastionin rebel të Gutas Lindore dhe në provincën e Idlebit, që është pothuajse plotësisht e kontrolluar nga islamikët dhe grupet ekstremiste.

Disa sulme ajrore në Idleb kanë shkaktuar së fundi dhjetëra të vdekur, mes të cilëve fëmijë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri