Rasti “Titanik”, Gjykata maqedonase cakton masën 30 ditë burg për Gruevskin

Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ndodhet prej disa kohësh në Hungari, ku i është dhënë statusi i së të drejtës së azilantit politik pas kërkesës së bërë nga ky i fundit për të shmangur dënimin me burg, në vendin e tij.

Së fundi ,me anë të një kërkese të urdhëruar nga Prokuroria Speciale Publike në Maqedoni, Gjykata e Shkupit ka miratuar vendimin për të dhënë paraburgim 30 ditorë për ish kryeministrin Nikolla Gruesvki, për rastin “Titanik”, raporton agjencia e lajmeve maqedonase Alsat. Në lidhje me rastin "Titanik", Gruevski akuzohet për shpërdorim të fondeve publike gjatë periudhës elektorale në fushatën e zgjedhjeve në Maqedoni.

 Kujtojmë që kërkesa në fjalë për paraburgim vjen në një kohë kur vetëm disa ditë më parë Kuvendi i Maqedonisë vendosi heqjen e  imunitetit për ishkryeministrin Nikolla Gruevski. Gjykata miratoi kërkesën e Prokuroriosë Speciale Publike për Grueskin i cili ndodhet në Hungari dhe për të cilin ditën e sotme është dhënë masa e paraburgimit 30 ditor. 

Ndërkohë, më 27 nëntor parlamenti i Maqedonisë ka vendosur të heqë imunitetin për ish-kryeministrin dhe deputetin Nikolla Gruevski. Gruevski është larguar drejt Hungarisë prej datës 11 nëntor ku ka fituar dhe statusin e azilantit politik.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Në 2 muaj, bizneset dhe qytetarët morën 516 mln euro kredi, u dha 166 mln € më shumë se vjet

Në 2 muaj, bizneset dhe qytetarët morën 516 mln euro kredi, u dha 166 mln € më shumë se vjet