Ish-studentja e akuzoi si 'akademik mashtrues', Taulant Muka: Një vajzë anonime hedh baltë mbi mua

Ish-studentja e akuzoi si 'akademik mashtrues', Taulant Muka: Një vajzë anonime hedh baltë mbi mua

Taulant Muka

Pas letrës së publikuar në Shqiptarja.com, ka reaguar Taulant Muka. Teksa i kthen përgjigje autores së shkrimit, Besjana Lushaj, Muka, i cilëson fjalët e drejtuara në emër të tij, për kohën kur ai ishte student në Fakultetin e Mjekësië, një hedhje balte ku sipas letrës ai kishte mbështetur një kandidaturë të papërshtashme në zgjedhjet për dekan të këtij fakulteti në atë kohë por mes të tjerash në letër shtrohen dhe disa pikëpyetje në lidhje me figurën e integritetit të tij.

Reagimi i plotë i Taulant Mukës ne Facebook:

"Një vajzë anonime dhe media që e publikon hedh baltë mbi mua pse kam mbështetur një ish-dekan të Fakultetit të Mjekësisë! Po, si shumë student e mbështeta dhe unë (mbi 60% votuan pro tij) kur ai kandidoi për dekan. Përballë kishte një konkurent që sillte në auditoret e mjekësisë student të Kristalit, militant të LSI-së për të treguar se kishte mbështetje nga studentët! Të tillë mendonte ta bënte mjekesinë, diploma Kristali për të gjithë! Isha unë me miqtë e mi që e denoncuam në gazetën e fakultetit që drejtonim, ndërkohë të tjerët heshtnin! Unë nuk mbaj asnjë përgjegjësi për atë që një dekan bën. Nëse ke fakt kolege, silli se do jem unë i pari që do i denoncoj, sikurse dërgova letër kundër nismës së ish dekanit për ndarjen e Fakultetit të Mjekësisë nga Universitetit i Tiranës. Ja ku jemi sot, një universitet familjar- 104 profesor dhe profesor asociauar te mjekësia kanë lidhje nepotike- burrë, grua, vajzë, djalë! Unë nuk favorizoj askënd! Veçse unë flas me fakte, jo me fjalë për të përbaltur! Ky është standarti im! Ke fakte kundrejt meje, silli se do i publikoj vetë në faqen time!!".

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fraiku: 15/12/2018 12:35

    Taulant Muka, nese ajo eshte anonime sipas teje, atehere ti je i famshem? Te akuzoi se Bajrami te dha bursen pa merite, ke ndonje pergjigje per kete? Rama te akuzoi se kerkoje makine, shofer dhe vend pune per babain dhe ti i tregon diplomat! E kupton o shkenctar qe je njeri i interesave te vogla dhe nuk mund tu besh moralistin studenteve? Meqe ti do sillje " ndryshimin " te dhane dhe post, por nuk u perballe dot me burokracine, i bere bisht. Doje perfitime personale. Ik andej nga ke ardhur dhe merru me analizat e feceve, se nuk do behesh kurre faktor . Je dhe do te mbetesh i shfrytezuar nga ai klan qe do te uzurpoje PS-te. Mos na bej me moral o njeriu i vogel ne shpirt edhe mendje.

    Përgjigju
  • Ilir: 15/12/2018 12:32

    Taulant, Do te doja te besoja por fakti qe ju nuk keni hulumtuar mbi plagjatura te mundshme te perfaqesuesve te PD me le te kuptoj se jeni pjese e nje loje jo dinjitoze... aq me teper qe mbeshtetja juaj e dekanit te PD te implikon ne kete menxyre. Nese nuk pajtohesh me politikat e M.A koo nuk dmth qe te japesh doreheqjen por te luftosh per te ndryshuar kete sistem. Akoma me e ulet nese ju kerkoni ndere ku babai juaj te punesohej dhe te kerkoji kushte akomodimi per te cilat dihet tashme se si jane godinat e Ministrive. "Lufto" per te drejten ! Besimi fitohet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake