Reagon Almeda pas publikimit të faturës nga produksioni, ja çfarë vendimi merr ajo pas kësaj

Reagon Almeda pas publikimit të faturës nga produksioni, ja çfarë vendimi merr ajo pas kësaj

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman

Almeda Abazi përgjatë gjithë këtyre ditëve ka qenë në qendër të vëmendjes përsa i përket postimit të saj në Instastory, ku akuzonte produksionin e DWTSA se nuk kishte paguar asnjë nga shërbimet që ajo kishte marrë gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri.

Pas kësaj  reagoi produksioni ku publikoi disa fatura ku tregonin që çdo shpenzim ishte i paguar.  Pas publikimit të faturave të paguara nga produksioni i DWTSA , komentet kanë pushtuar Instagramin e modeles dhe moderatores Almeda Abazi.

Në një video ajo shfaqet duke realizuar një set fotografik me bashkëshortin e saj Tolgahan Sayisman dhe ka vendosur të bllokojë të gjitha komentet pasi komentuesit kanë nisur ta ofendojnë duke e quajtur  'të parritur dhe tekanjoze'.

Mesa duket kjo gjë e ka irrituar Almedën saqë ka marrë dhë vendimin për të bllokuar të gjitha komentet.


 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Të shtëna dhe shpërthime pranë centralit Zaporizhzhia! Moska: 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan mbi Belgorod

Lufta në Ukrainë/ Të shtëna dhe shpërthime pranë centralit Zaporizhzhia! Moska: 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan mbi Belgorod