Reagon Briken Calja: Nuk merrem me politikë, kampion Europe me shpatullat e mia

Reagon Briken Calja: Nuk merrem me politikë, kampion Europe me shpatullat e mia

Peshëngritësi Briken Calja

Me suksese të mëdha në Europë, por dhe shpesh herë i akuzuar për doping dhe i nënvlerësuar nga shteti, kampioni i trefishtë në peshëngritje Briken Calja duket se nuk mund të vazhdojë më të durojë pafund akuza nga njerëz të cilët duan të përbaltin imazhin e tij.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, peshëngritësi shqiptar ka reaguar ashpër ndaj atyre të cilët hedhin akuza të pabaza në drejtim të tij, duke sqaruar se çdo sukses e ka arritur me djersë dhe shpatulla, e se nuk është përzier kurrë me probleme politike.

DEKLARATA E BRIKEN CALJES NË FACEBOOK

Për shkak të koncepteve primitive të njerëzve që merren me thashetheme e mundohen të hedhin baltë ndjej të arsyeshme të sqaroj atë pjesë të publikut që më mbështesin dhe kanë duartrokitur sukseset e mia për të mos i lënë vend keqkuptimeve dhe pjesëve gri.

E theksoj që kjo nuk është replikë por një sqarim për mbështetësit e mi të cilët meritojnë çdo gjë.

Unë Briken Calja, Kampion i trefishtë Evropës jam këtu ku jam sot prej shpatullave dhe djersës së derdhur çdo ditë në stërvitje nga ku ka marrë motivim dhe hov karriera dhe rruga ime prej kampioni të Evropës.

E them këtë me krenarinë më të madhe që më buron nga çdo qelizë e trupit tim. Nuk kam pasur mbështetjen dhe e kam refuzuar përherë ndikimin e çdo force politike a organizate që mund të ekzistoj.

Çdo gjë që ka lidhje me këto bie në kundërshtim me parimet e mia si njeri dhe si sportist. Karriera ime është ndërtuar mbi bazën punës dhe refuzoj të bie pre e

këtyre baltosjeve qesharake.

Çdo dallgë llumi që mundohet të trazojë detin tim të karrierës do marri përgjigje të ashpër e të merituar njëkohësisht. Në karrierën time të gjatë kam pasur fatin të njihem me njerëz të ndryshëm në çdo sferë të jetës, qofshin këto politike apo jo.

Çdo koncept i ulët i çfarëdo personi që mundohen të banalizojnë marrëdhëniet e mia me këto që përmenda më lart do përballet me kundërpërgjigje të ashpër.

Ndjej të ritheksoj se e gjithë që thashë më lart kjo është për të gjithë njerëzit që më besojnë dhe më mbështesin. Faleminderit!”, shkruhej në postimin e peshëngritësit shqiptar. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Drejt përfundimit shkolla dhe kopshti “Jusuf Hoti” në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)

Drejt përfundimit shkolla dhe kopshti “Jusuf Hoti” në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)