Reagon Dzanashvill: Nuk kam
financuar PS, politika ndal sulmet

Reagon Dzanashvill: Nuk kam<br />financuar PS, politika ndal sulmet
TIRANE -  Biznesmeni gjeorgjian Amiran Dzanashvili i cili bleu aksionet e Mark Frrokut ne biznesin e Xhoi Llotos ka reaguar nje dite pas akuzave te ish-kryeministrit Sali Berisha i cili e cilesonte si bosi i mafias qe financoi fushaten e Edi Rames ne zgjedhjet e 2013. 


....
Biznesmeni gjeorgjiano-izraelit ka reaguar përmes një deklarate për shtyp të siguruar nga Shqiptarja.com në lidhje me akuzat e ngritura nga politika shqiptare për bizneset e tij në vendin tonë. Ai thotë se ndjen keqardhje që aktivitetet e tij po përdoren politikisht duke theksuar se ka bërë biznes të ligjshëm në Shqipëri dhe ka paguar taksat. Ai kërkon që mediat dhe politikanët në Shqipëri të ndalojnë sulmet ndaj tij.
 
Ai thotë se është e vërtetë që ka blerë 50 % të aksioneve të XhoiLloto nga deputeti Mark Frroku, por se nuk e kishte takuar më herët atë dhe nuk dinte gjë për të shkuarën e tij.  “Frroku nuk është miku im dhe as partneri im në biznes”, thotë Dzanashvili në deklaratën e tij për mediat


Nderkaq Dzanashvil flet edhe per takimet me politikanet shqiptare, ku shkruan se njeh Ramen, Berishen, Meten, etj. 

“Jam takuar me Sali Berishen ne Shqiperi dhe Izrael. Kam takuar Edi Ramen dhe Ilir Meten. I kam ndihmuar duke sjelle shume investitore te huaj ne Shqiperi.
Kam blere 50 perqind te aksioneve te Xhoilloto nga Mark Frroku, i ishte biznesmen normal dhe nuk e dija jeten e tij apo te shkuaren kriminale. Marku nuk eshte shoku im dhe as partneri im ne ndonje biznes, thjesht kam blere aksionet e kompanise se tij. Nuk kam financuar ndonje parti politike ose individ ne Shqiperi. Gjithcka qe thuhet rreth kesaj eshte genjeshter”.


Amiran Dzanashvili ne reagimin e tij per mediat thote se nuk mund te besh biznes te madh ne Shqiperi pa takuar qeveritaret, nderkaq sipas tij keto kontakte tani po perdoren per politike. Ai thote se do te padise ne gjykate politikanet dhe mediat qe kane folur apo shkruar per te. 

Nderkaq lidhur me lajmet e publikuara ne media se gjeorgjiani Amiran Dzanashvil eshte arrestuar ne Rumani, ai vete thote se eshte ne hetim hetim por jo iarrestuar duke kembengulur se eshte biznesmen I ndershem. Madje, jame ne Londer duke negociuar per per te hapur nje universitet privat dhe prestigjoz ne Tirane, shkruan Dzanashvil. Biznesmeni Amiran Dzanashvili erdhi ne vemendje te opinionit public ne Shqiperi kur prokuroria nisi hetimet per menyren se si jane kryer transkasionet e bizneseve te tij ne Shqiperi.

Deklarata e plote e Dzanashvili perkthyer nga redaksia e Shqiptarja.com
Jam informuar nga avokati im ne Shqiperi se media e ketij vendi po shkruan dhe flet ne shume raste per mua dhe bizneset e mia. ka nje te folur negative dhe po akuzohem gabimisht dhe ne menyre jo ligjore per sjellje kriminale. Zoti Berisha gjithashtu ka shkruar duke pretenduar pavertetesisht se Une kam financuar fushaten e Edi Rames ne 2013.

Me vjen shume keq qe emir im dhe bizneset jane perdorur per qellime politike ne nje fushate politike ne Shqiperi. Me vjen keq qe institucionet e pavarura po perdoren politikisht per te hedhur balte mbi emrin tim dhe bizneset. Deklaroj solemnisht dhe me shume vertetesi qe ne Shqiperi kam zhvilluar biznese normale dhe ligjore. Kam blere Xhoilloti, bashke me partnerin tim Ofer Nimrod, dhe kam investuar ne biznesin e naftes, tregetise dhe shitjeve me pakice. Te gjitha keto biznese jane legjitime, te pastra dhe korrekte ne cdo detaj. Kam paguar regullisht taksat, ne miliona euro cdo vit ne Shqiperi dhe nuk kam arritur te marr ndonje perfitim nga te gjitha keto biznese. Kam investuar por nuk kam marre mbrapsht ndonje para. Po humbas besimin tek Shqiperia. Investitore te huaj, jo vetem qe nuk po bejne para ne Shqiperi, por sulmohen ne menyre jo ligjore dhe perfshihen ne lojra politika per qellime te liga. Jam takuar me Sali Berishen ne Shqiperi dhe Izrael. Kam takuar Edi Ramen ne Shqiperi dhe Izrael. Kam takuar Ilir Meten ne Shqiperi dhe Izrael. I kam ndihmuar ata dhe Shqiperine si vend, duke sjelle shume investiture te huaj ne kete vend. Jam nje mik i Shqiperise dhe nje investitor i huaj shume serioz. Eshte e vertete qe kam blere 50 perqind te aksioneve te Xhoilloto nga Mark Frroku, i cili dukej nje biznesmen normal kur e takova disa vite me pare. Nuk e kisha takuar ose njohur Markun me pare dhe nuk dija asgje per jeten e tij ose aktivitetin e kaluar criminal jashte Shqiperise. Nuk kam bere asnjehere biznes me te, pervec blerjes se aksioneve te tij ne nje kompani shqiptare, ne te cilen investova. Marku nuk eshte shoku im dhe as partneri im ne ndonje biznes. Kam punuar ndershmerisht ne Shqiperi per shume vite. Kam njohur shume politikane, por asnjehere nuk kam financuar ndonje parti politike ose individ ne Shqiperi. Gjithcka qe thuhet rreth kesaj eshte genjeshter.

eshte gjithashtu e vertete qe jam ne hetim ne Rumani, por jo i akuzuar ose ngarkuar me ndonje krim. Nuk jam i arrestuar dhe nuk jam ne burg, sic pretendojne mediat shqiptare. Nuk kam fare te bej me aktivitete joligjore dhe shume shpejt hetimet do ta provojne kete. Eshte nje princip universa qe kushdo eshte i pafajshem gjersa te gjendet fajtor nga nje gjykate. Nuk jam denuar asnjehere per ndonje krim, sepse drejtoj biznese te ndershme dhe jam nje biznesmen i ndershem.

Do te kerkoj prej politikaneve dhe medias ne Shqiperi qe te ndalojne sulmet ndaj meje dhe biznesit tim. Kz eshte nje shembull i tmerrshem qe po i jepni investitoreve te huaj. Nuk eshte e mundur te besh biznes te madh ne Shqiperi pa takuar kryeministrin dhe ministrant, keshtu qe jam takuar me ata si nje investitor. Vendimet jane shume te qenderzuara ne kete vend dhe investitoret e huaj duhet te merren me politikanet ne menyre qe te ecin perpara me biznesin e tyre. Kjo eshte nje praktike e keqe ne Shqiperi, vecanerisht kur keto kontakte perdoren per sulme politike, si ne rastin tim. Nuk do ti pranoj me keto sulme. Do te coj ne gjyq cdo politikan ose media qe do te sulmoje ne menyre jo ligjore mua dhe bizneset e mia. keto sulme jane te paturpshme dhe shume te demshme ndaj meje dhe Shqiperise. Ju nuk mund te ecni perpara pa investime te huaja, por duhet te mesoni te respektoni investitoret e huaj. Sot jam ne Londer, duke folur me nje biznesmen shume te respektuar per te hapur nje universitet privat dhe prestigjoz ne Tirane. Si mund ta bind une ate, kur investimet e mia te ndershme po sulmohen brutalisht, me cdo fakt te fabrikuar keqberjeje. 

I kam bere vetem mire Shqiperi, zoti Berisha dhe zoti Rama e dine kete shume mire. Kam investuar shume para dhe nuk kam bere asnje perfitim akoma. Ju lutem me respektoni per kontributin tim ndaj ketij vend dhe ndaloni cdo sulm te motivuar politikisht. Nuk i kam bere asnje te keqe Shqiperi, por vetem mire.
 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Po transportonin 10 kg kanabis me makinë, arrestohen 2 persona

Korçë/ Po transportonin 10 kg kanabis me makinë, arrestohen 2 persona