Real feston me tifozët Champions, Salah optimist: Do jem në Rusi

Real feston me tifozët Champions, Salah optimist: Do jem në Rusi

Festa e Realit me tifozët

Pas triumfit në finalen e Kievit ndaj Liverpool duke siguruar Championsin e 13-të në histori e diela ka qenë dita e festës së madhe për Real Madrid. Lojtarët dhe stafi kanë festuar së bashku me mijëra tifozë Championsin e tretë radhazi që është edhe trofeu i vetëm i fituar nga skuadra e Zidane këtë edicion.

Siç është bërë traditë festa kulmoi në rrugët e Madridit dhe në sheshin Cibeles ku kapiteni Sergio Ramos dhe Marcelo u treguan mijëra tifozëve Kupën me veshë të mëdhenj. Festa u mbyll në stadiumin “Santiago Bernabeu” mes 83 mijë të pranishmëve të cilët festuar si të çmendur këtë triumf historik.

Të gjithë së bashku lojtarë dhe tifozë i kanë bërë thirrje Cristiano Ronaldos që të qëndrojë pas bombës që lëshoi në fund të finales ndërsa vetë portugezi i përshëndeti tifozët duke u thënë se do të shihen sërish vitin tjetër duke lënë të kuptohet se e ardhmja e tij është te Real.

Festë ka pasur në kampin e fituesve ndërsa tek Liverpool zhgënjim të cilin po përpiqen ta kalojnë duke gjetur forca për të provuar sezonin e ardhshëm. Mohamed Salah i dëmtuar në duelin me Ramos shpreson shumë të jetë në Kupën e Botës dhe ka komentuar:

Ka qenë një mbrëmje shumë e vështirë por jam një luftëtar. Pavarësisht vështirësive besoj se do të jem në Rusi.

Mohamed Salah

Rreth 300 mijë persona kanë firmosur një peticion për të dënuar kapitenin Ramos që dëmtoi egjiptianin. Ndërkaq pa gjumë ka qenë nata pas finales për portierin Lorius Karius autorin e dy gafave që dëmtuan Liverpool. Ai ka marrë edhe kërcënime për jetën ndërsa e vetmja gjë që do të donte ishte të kthehej sërish pas.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale