Real Madrid denoncon Interin në UEFA për Modriç: Po përdorin para të paligjshme

Real Madrid denoncon Interin në UEFA për Modriç: Po përdorin para të paligjshme

Mateo Kovaçiç dhe Luka Modriç

Mateo Kovacic është një hap larg nga huazimi te Chelsea për sezonin e ri, pas marrëveshjes që lojtari, Real Madridi dhe klubi anglez do të arrijnë, duke kënaqur në një masë të madhe dëshirën e të tre palëve.

Kroati do të gëzojë minutat e duhura aktivizim, ndërsa Chelsea përforcohet me një futbollist të jashtëzakonshëm dhe Real Madridi do të mbajë nën kontroll një lojtar, për të cilin ka vendosur një besim të verbër.

Marrëveshja mes Real Madridit dhe Chelsea do të shpallet në orët e ardhshme dhe Kovacic do të shkojë në Londër për të nisur aventurën e tij të re.

Ndërkohë, tek Real Madrid nuk e kanë marrë aspak mirë lajmin se Luka Modric kërkon të largohet, pas ofertës që skuadra e Inter i ka bërë mesfushorit kroat. Klubi madrilèn ka kërkuar ndihmën e UEFA-s për të ndalur largimin e kroatit. Arsyeja është se paratë të cilat Interi do të përdorë për blerjen e Modric janë të paligjshme.

Real Madrid po kërcënon Interin që të lërë në mes bisedimet, duke iu drejtuar UEFA-s për shkak të Fair Play Financiar.

Të mërkurën pritet të marrë fund telenovela e Modric, me kroatin që do të takojë presidentin Florentino Perez dhe ku mund të qartësohen shumë gjëra. Ndërsa një tjetër sinjal largimi I Modriç nga Real Madrid është edhe fakti se Asensio ka marrë numrin 10 që mbante kroati gjatë këtyre viteve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ I bie të fikët, Veliaj i vjen në ndihmë qytetares në aeroportin e Hanoverit

VIDEO/ I bie të fikët, Veliaj i vjen në ndihmë qytetares në aeroportin e Hanoverit