Real Madrid reziston, Interi ‘ngre’ flamurin e bardhë për Luka Modriç

Real Madrid reziston, Interi ‘ngre’ flamurin e bardhë për Luka Modriç

Luka Modriç

Muri i Real Madrid reziston dhe nuk shembet. Luka Modriç pritet të qëndrojë në Madrid dhe për Interin do të mbetet thjesht një ëndërr. Nga kontaktet e fundit mes agjentëve të mesfushorit kroat dhe drejtuesve të Real Madrid të dyja palët kanë paraqitur edhe njëherë qëndrimet e tyre por asgjë nuk ka ndryshuar.

Modriç do të shkojë tek Interi për të provuar një tjetër aventurë ndërsa nga ana e tij Presidenti Florentino Perez nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga shërbimet e kroatit. Modriç për Interin mbetet një ëndërr pasi nuk ka më as kohë. Merkato në Itali mbyllet sot ndërsa Florentino Perez kalon në kundërsulm.

I rëndësishëm ishte edhe takimi pas mbërritjes së ekipit nga Tallin por drejtuesit thanë sërish “Jo” dhe tashmë Interi duhet të ngrejë flamurin e bardhë. Nga ana tjetër mediet spanjolle bëjnë me dije se Perez do të denoncojë Interin pasi ka kontaktuar me lojtarin edhe pse Modric është nën kontratë deri në vitin 2020.

Nga ana tjetër vetë Luka Modriç pas humbjes së Superkupës ka provuar të ngrejë moralin e tifozëve me një koment në twitter duke shkruar :”

Një humbje por që nuk mund të identifikojë ecurinë e ekipit . Është koha të ngremë kokën dhe të punojmë siç kemi bërë në të kaluarën.

Luka Modriç

Edhe ky koment bën të kuptosh që edhe vetë kroati është dorëzuar dhe do të vijojë tek Reali.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet