Realitet vs Instagram, faqja e VIP-ave publikon foton demaskuese të Encës

Realitet vs Instagram, faqja e VIP-ave publikon foton demaskuese të Encës

Këngëtarja Enca Haxhia

Enca Haxhia është një nga këngëatret shqiptare më aktive në rrjetet sociale, por gjithashtu edhe më e komentura për format trupore. Këngëtarja shfaqet krejtësisht në formë në fotot që publikon ajo vetë në rrjetet sociale, ndërkohë që nuk kanë qenë të pakta herët që Enca e ka zhgënjyer publikun me shfaqjen e saj në jetën e përditshme dhe nëpër koncerte.

Këtë radhë faqja e njohur e instagramit “Vipat e Bllokut”, ka publikuar një foto ku vë në pah ndryshimin e Encës në realitet dhe në rrjetet sociale. Siç e shikoni edhe vetë këngëtarja në foton djathtas është më e mbushur dhe ka tule, jo një formë të rregullt trupore, kurse në foton e majtë (e postuar nga vetë ajo në Instagram) shihet krejt ndryshe, me një siluetë të bukur dhe me forma të rregullta.

Foto e publikuar nga "Vipat e Bllokut" në Instagram 

Nuk ka asgjë të keqe të jesh ndryshe dhe të kesh disa kile më tepër, por tendenca e shumë VIP-ave për t'i edituar fotot në atë mënyrë që nuk arrijnë të mos njohin më veten, bën që shumë njerëz të zhgënjehen prej tyre. Në fund të fundit Enca është një nga këngëtaret më të pëlqyera për publikun shqiptar dhe kjo falë stilit të saj unik dhe jo falë ‘belit të hollë’.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Europa League/ Sonte çerekfinalet e kthimit, de Rossi: Për Milanin jetë a vdekje! Atalanta-Liverpool, Kloop: Duam të shënojmë sa më shumë

Europa League/ Sonte çerekfinalet e kthimit, de Rossi: Për Milanin jetë a vdekje! Atalanta-Liverpool, Kloop: Duam të shënojmë sa më shumë