Receta nga Zonja Vjollca/ Mix perimesh në furrë dhe kombinime me të tjera receta

Receta e parë : Mix perimesh në furrë ( një recetë për qindra të tjera)

2 patëllxhanë

2 kunguj

3 speca me ngjyra

2 – 3 karrota

2 patate

200 gr domate qershi

2 – 3 lugë gjelle peksimadhe

1-2 qepë të kuqe

4 thelpinj hudhër

2 degë selino

Vaj ulliri

Kripë

Erëza

Përgatitja :

Lajmë dhe thajmë perimet dhe më pas i presim ato.

Patatet dhe karrotat i presim në kubikë me brinjë 1 cm.

Patëllxhanët dhe kungujt në kubikë mesatarë

Specat i presim në shirita horizontalisht me gjerësi 1 cm .

Qepën e presim në fera si për sallatë. Selinonë në feta të holla 0,5 cm ose në kubikë me brinjë 0,5 cm.

Domatet i presim në 4 copa.

Të gjitha perimet i vendosim në një tas dhe i rregullojmë me kripë e vaj ulliri dhe i përziejmë.

Në një tepsi shtrojmë letër pjekje e më pas vendosim perimet dhe i hedhim erëzat  që preferojmë. Në fund i pudrosim me peksimadhe dhe e vendosim tavën të piqet në furrë në temperaturën 200ºC për 1 orë.

Pasi të piqet, kjo recetë mund të jetë një pjatë e plotë, por mund të kombinohet edhe me mish, peshk, makarona, rizoto, bollgur, kuinoa, brusketa, pica e të tjera kombinime të shoqëruara me kripë vaj ulliri e limon.  

Ju bëftë mirë!

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Konventa e Partisë së Lirisë, Ilir Metës i del rivali në garën për president

Konventa e Partisë së Lirisë, Ilir Metës i del rivali në garën për president