Referendumi për emrin, Ivanov sfidon ndërkombëtarët: Nuk do të votoj më 30 shtator

Referendumi për emrin, Ivanov sfidon ndërkombëtarët: Nuk do të votoj më 30 shtator

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov gjatë takimit me Diasporën e Bashkuar të Maqedonisë në Detroit të SHBA-së ka bërë të ditur se nuk do të votojë në referendumin e 30 shtatorit. Kreu i shtetit maqedonas, duke iu drejtuar përfaqësuesve të diasporës, tha se qytetarët kanë të drejtën e tyre për të dalë në votime ose jo. 

Dy herë kam fituar besimin e qytetarëve për të mos lejuar ndryshime të Kushtetutës, me qëllim ndryshimin e emrit kushtetues, kam fituar besimin që të mos pranoj idetë dhe sugjerimet që rrezikojnë identitetin kombëtar, të veçantën e kombit maqedonas, gjuhën maqedonase dhe modelin e Maqedonisë për bashkëjetesë. Unë nuk heq dorë nga premtimi im. Prandaj, më 30 shtator, nuk do të dal për votim. 

Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë

Ivanov theksoi se në bazë të nenit 7, paragrafi 3 për referendum,askush nuk mund të thirret për të mbajtur përgjegjësi për votim gjegjësisht mos votim në referendum. apo mos votuar në një referendum. Çdo qytetar, tha Ivanov, ka të drejtën të vendosë se si do të veproj në referendum, të dalë të votojë, ose, të mos dalë dhe të bojkotojë./Ina-online/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Putin: Do të godisnim avionët F-16 të përdorur nga Ukraina edhe në aeroportet e NATO-s! Scholz: As trupa, as raketa Taurus në Kiev

Lufta në Ukrainë/ Putin: Do të godisnim avionët F-16 të përdorur nga Ukraina edhe në aeroportet e NATO-s! Scholz: As trupa, as raketa Taurus në Kiev