Reflektimi i Edi Ramës për misionin e tij

Reflektimi i Edi Ramës për misionin e tij

Kryeministri Edi Rama

Disa ditë më parë Edi Rama ka thirrur në një drekë ministrat e tij, për t’i përgatitur për ndryshimet dhe për t’u shpjeguar reflektimin e tij pesëvjeçar.

Interesante është se ka pranuar dy gabime. I pari, që lidhet me Saimir Tahirin, dhe i dyti, që lidhet me Ilir Beqjan.

Edi Rama ka pranuar se me Saimir Tahirin, ka gabuar që nuk e shkarkoi qysh në momentin e parë që u shfaq historia idiote e makinës.

“Nëse do ta kisha bërë këtë, do ta kisha shpëtuar dhe sot do ishte mes nesh”, ka thënë tha Rama.

“Por nuk e bëra dhe mora edhe atë më qafë, dhe bëra dhe dëme të tjera në parti, me idenë e pasaktë, se nuk lëshohet ministri nën sulm”.

“E dyta, jam konsumuar me Ilir Beqjan, duke e mbajtur nën tërë atë baltë të padrejtë që hodhën mbi të, deri në atë pike, që se kthej dot ende sot këtu, megjithëse është një nga njerëzit më të zotë dhe ministrat më të mirë, që ka pasur Partia Socialiste”.

Në të dy këto reflektime, duket se Edi Rama po shkon drejt një reflektimi të ri, që ka të bëjë me misionin që ai i ka caktuar vetes në raport me Partinë Socialiste.

Duke shpresuar se si ka ofruar ekipin që duhet t’i jap Partisë Socialiste mandatin e tretë, dhe duke përkufizuar mandatin e tij, deri tek mandati i tretë në pushtet, ose deri tek dalja në opozitë, ai është duke u thënë të gjithëve, se jeni pjesë e këtij qëllimi që ka misioni im, lidhur me Partinë Socialiste.

Ndryshimi që i bëri qeverisë, kishte pikërisht për bazë këtë kriter, dhe jo bilancet konkrete të ministrave. Disa ministra kishin bilance të shkëlqyera, dhe disa probleme në perceptim, por që nuk vinte vetëm nga puna e tyre. Për t’i zeruar të gjitha dhe për të mos bërë analiza për ta, ai gjeti kriterin kohor, që në fakt është një shpikje kohore. Them shpikje kohore, pasi Edi Rama ka pas arsye personale për çdokënd prej tyre për t’i hequr, por nuk ka dashur të debatojë rreth tyre, por t’i përcejllë pa debat dhe me duartrokitje në shtëpi.

Mesazhi i Edi Ramës nga dreka me ministrat është pikërishtë pritshmëria që secili duhet të ketë, për të ikur nga ajo detyrë dhe për t’u emëruar si një nevojë e misionit të tij për mandatin e tretë, dhe jo si një objektiv personal i secilit.

Në prurjet e tij të reja, ai ka bërë një ndarje të barabartë mes prurjeve politike dhe teknike, por postet më të rëndësishme, i kanë marrë njerëzit teknikë.

Zëvendëskryeministri Braçe, është figura më popullore mes socialistëve, që mund t’i japë kuptim zyrës së zëvendëskryeministrit, që ka qenë thuajse derë e mbyllur, ndërsa posti më i rëndësishëm që mori një deputet i PS, është ai që mori zoti Çuçi, si ministër i Bujqësisë. Shalsi dhe Spiropali janë më shumë si anëtarë kabineti, ndërsa tre ministritë më të rëndësishme, ajo e Financave, e Energjitikës dhe e Arsimit, janë marrë nga tre gra tekniciene.

Minstrja e re e Financave, Anila Denaj, vjen nga sistemi bankar dhe projekte të huaja investimesh, dhe do të përballet me sfidën e financave publike dhe politikave fiskale, si një njeri i ftohtë për pasojat që mund të reflektojë në shoqëri një dorë e fortë mbi arkën e shtetit. Dhe mbi të gjitha, do t’i duhet të mendojë dhe të flasë edhe si socialiste.

Belinda Balluku vjen nga një përvojë e gjatë si drejtoreshë e dikurshme e Edi Ramës në Bashki e më pas në Aviacionin Civil, për t’iu futur detit me këmbë, siç mund të quhet me të drejtë ish- Ministria e Gjiknurit.

Besa Shahini, një e re nga Kosova, që vjen nga fryma revolucionare e “Vetëvendosjes”, do të përballet me të singjashmit e saj që drejtojnë “Lëvizjen për Universitetin”, dhe nuk di nëse do arrijnë të kuptohen me njëri- tjetrin.

Por një gjë është e sigurtë. Ata janë të zgjedhur pas reflektimit të Edi Ramës, se nuk ja vlen të luftosh për të mbajtur ministra, por për të realizuar misionin. Me pak fjalë, u ka thënë që misioni im është që të mos e lë Partinë Socialiste në opozitë.

Dhe tani e kanë të qartë se për të mbijetuar, duhet të përmbushin objektivin e tij. Ndryshe ikin shpejt./ TEMA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë